Përgjimet rrezikojnë marrëveshjen e tregtisë SHBA-BE
SHBA - Akuzat e bëra se Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar vendet aleate, duket se po shkaktojnë krisje në marrëdhëniet mes Europës dhe Uashingtonit. Presidenti Francez Fransua Hollande deklaroi se një incident i tillë mund të kërcënojë një marrëveshje të rëndësishme, tregtinë mes kontinentit të vjetër dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Negociatat rreth paktit BE-SHBA, marrëveshja dypalëshe më e madhe, parashikohet të nisë më 8 korrik, por zoti Hollande deklaroi se nuk mund të ketë negociata pa pasur garanci se procesi i spiunazhit do të ndërpritet në mënyrë urgjente.
“Nuk mund të pranojmë një sjelle të tillë mes partnerëve dhe aleatëve”- deklaroi Hollande para gazetarëve gjatë një vizite në perëndim të Francës.
Hollande shtoi se nuk mund të ketë negociata apo transaksione në asnjë fushë, deri sa të kemi një garanci të tillë. Ndërkohe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nëse raportet se Uashingtoni ka spiunuar aleatët evropianë dalin të vërteta, kjo sjellje do të ishte “e papranueshme”. Steffen Sibert bëri të ditur se Merkel është tejet e zemëruar me përgjimet e raportuara.
Të hënën, e përditshmja britanike “The Guardian” ka cituar disa informacione që kanë rrjedhur nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edëard Snowden, sipas të cilave, Uashingtoni ka spiunuar 38 ambasada dhe zyra përfaqësuese të aleatëve evropianë dhe joevropianë, përfshirë Francën, Italinë, Greqinë, Japoninë dhe Turqinë. Revista gjermane “Der Spiegel” po ashtu ka raportuar se zyrat e BE-së në Uashington, Nju Jork dhe Bruksel kanë qenë shënjestër e spiunimit. Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka adresuar për herë të parë te tilla akuza. ”Dua të them se secili vend në botë, i cili është i angazhuar në çështjet ndërkombëtare të sigurisë kombëtare, ndërmerr aktivitete të shumta për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe kësaj i kontribuojnë të gjitha llojet e informacioneve. Më shumë se kaq nuk do të komentoj derisa t’i kem të gjitha faktet dhe të di saktësisht se si qëndron situata”, -ka thënë Kerry në Brunei.
(er.nu/news24/BalkanWeb)