E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koalicioni me PS i natyrshëm

05-04-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për medat shpjegon arsyet pse e pranoi ftesën e liderit të Partisë Socilaite, Edi Rama për një koalicion parazgjedhor. Ai theksoi se dy partitë i përkasin të majtës dhe kanë qëllime të përbashkëta për interesin e vendit.
“Kryesia vlerësoi të përfunduar marrëveshjen qeverisëse me PD-në. Nuk ka qenë vendim i lehtë koalicioni me PD-në pas zgjedhjeve të 2009-ës. Ishte një koalicion i papritur, i paparashikuar dhe i panatyrshëm, por ka qenë vendim i drejtë dhe i nxitur nga interesi i vendit dhe stabilitetit të tij. Kemi treguar se jemi forcë e ndërgjegjshme që i përmbahemi  marrëveshjeve. Koalicioni me PS-në është i natyrshëm. Ne jemi një forcë politike serioze, e zbatimit të ligjit, që i përmbahemi marrëveshjeve. Momenti në të cilin ndodhemi, u vlerësua për një kompleks rrethanash, se duke bërë një aleancë me Partinë Socialiste, mund të kontribuojmë më  shumë, sesa duke vazhduar me Partinë Demokratike” - tha Meta. Sipas tij, “koalicioni me PS-në nuk është i panatyrshëm, pasi janë forca që i takojnë të majtës, pavarësisht historive të ndryshme, kanë një qëndrim të përafërt në lidhje me historinë, për Luftën Antifashiste nacional Çlirimtare dhe programit”. “Këto dy parti janë pjesë e së majtës europiane, e cila e ka mbështetur LSI-në që në fillimet e saj. Duke kaluar në opozitë, jo vetëm që jemi rikthyer atje ku filluam, pasi si forcë opozitare, por kemi marrë të gjitha përgjegjësitë dhe pasojat duke treguar se LSI-ja është një forcë kurajoze në emër të ndryshimit konstruktiv për vendin tonë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se në vitin 2005 nuk ishte LSI-ja ajo që përjashtoi koalicionin me PS-në. Unë besoj se ne iu përgjigjëm pozitivisht ftesës së kryetarit të ri të Parisë Socialiste në vitin 2006 për bashkimin e së majtës  dhe që sollën fitore të jashtëzakonshme të opozitës jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytet të tjera”- shpjegoi Meta.
Mera nënvizoi se partia e tij është një forcë serioze që vlerat e saj bashkëpunuese do të kuptohen në vijim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›