Kodi i ri Zgjedhorë, pritet të votohet ne Kuvend
Pas përfundimit të punës, Kodi i ri Zgjedhor pritet ti shkojë për votim Kuvendit në fillim të javës së ardhshme. Kodi përfshin ndryshime të mëdha në proceset zgjedhore në Shqipëri ku më kryesori është reduktim i numrit të anëtarëve në KQZ.
TIRANE- Një qind faqet të draftit integral për Kodin e ri Zgjedhorë, do ti nënshtrohen javën e ardhshme votimit në sallën e Kuvendit, ku tashmë kundërshtitë e forta janë shoqëruar edhe me grevë urie. Një prej risive që sjell Kodi i ri është sistemi proporcional, i cili rrjedhimisht çon në ndarjen e vendit në rajone, e më tej edhe në zona administrative. Ky lloj sistemi u kundërshtua shumë nga partitë e vogla, të cilat para paktit të tyre nga dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të cilat kryesonin procesin për hartimin e Kodit, u tërhoqën. Komisioni e ligjëroi në draft dhe një nga ndryshimet më të kontestuara nga të vegjlit është ai për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet e niveleve të tjera. Sipas Kodit të ri KQZ-ja, përbëhet jo më nga 9, por nga 7 anëtarë ku dy partitë e mëdha propozojnë nga dy anëtarë, ndërkohë anëtari i pestë propozohet nga shumica e partive parlamentare të mazhorancës. Anëtari i gjashtë nga shumica e partive të opozitës, ndërsa i shtati propozohet nga Kuvendi. Tashmë me Kodin e ri nuk do te flitet më për KZZ, por për KZAZ pra për Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Këto komisione sikurse dhe Komisionet për Qendrat e Votimit përbëhen jo më me 13 por me nga 7 anëtarë, si dhe sekretari i cili emërohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas formulës së zgjedhjeve të anëtarëve të këtij komisioni. Ndërsa grupi i numërimit të votave përbëhen nga 4 anëtare, ku nga një anëtarë u talon partive të mëdha dhe anëtarët e tjerë zgjidhen në shorte. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve për shfaqen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë do të instalohen mbi tavolinën e numërimit, në mënyrë që të bëjë të mundur regjistrimin e vlerësimit në çdo fletë votimi. Sipas Kodit të ri ndryshe nga të gjitha procet e tjera zgjedhore në vitin 2009 do të përdoren për votim vetëm pasaportë dhe kartat e reja të identitetit. Ndërkohë animimi ashtu si edhe në kodin aktual parashikohet të zhvillohet në dy nivele pra në atë administrativ, ku si institucion që merr në shqyrtim pakënaqësitë është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe hapi i dytë është ai në gjyqësor, ku institucioni më i lartë apelues do të jetë sërisht kolegji zgjedhorë. (a.r/news24/balkanweb)