E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Haxhinasto takon studentet Te respektojme normat evropiane

10-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot nje takim informues me nje grup studentesh per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave. Gjate takimit ministri Haxhinasto duke e cilesuar si mjat te rendesishem vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave theksoi se pas heqjes se vizave duhet te respektohen te gjithe rregullat. Tashme brenda nje periudhe te shkurter shqiptaret do te kene mundesi te levizin lirshem dhe nga perfituesit me te medhenj jeni edhe ju studentet- u shpreh ministri Haxhinasto duke shtuar se ata do te jene korrieret te cilet do ti shpjegojne bashkemoshatareve te tyre edhe rregullat qe duhet te ndiqen pas liberalizimit te vizave. Gjithashtu ministri Haxhinasto duke iu drejtuar studenteve theksoi se ministria eshte duke pergatitur edhe programe per te gjithe ata studente qe duan te studiojne ne vendet Schengen. Kemi arritur nje standard shume te larte europian ate te heqjes se vizave por duhet te sillemi si europiane duke respektuar edhe disa nga rregullat- theksoi Haxhinasto duke shtuar se studenteve do tu jepen edhe fletepalosje per rregullat qe ata duhet te respektojne per te levizur ne hapesirat Schengen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›