E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kompromisi për 3 ligjet shumë i rëndësishëm për të ardhmen

TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta vlerëson se propozimi i LSI për 3 ligjet i hap rrugën axhendës evropiane. 

Kreu i LSI, Ilir Meta pas takimit me ambasadorin suedez, rezident në Shkup në një prononcim për mediat, duke shprehur angazhimin maksimal të LSI-së për zgjedhjet e 23 qershorit, konfirmoi edhe njëherë se opozita nuk do bojkotojë, por do të fitojë me votën e popullit. Meta premtoi se ‘koalicioni i ri qeverisës do të avancojë integrimin evropian’.

Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për Nëpunësin Civil dhe Rregullorja e Parlamentit, kanë qënë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të miratojnë para mbylljes së kësaj legjislature, tre ligjet e rëndësishme për procesin integrues të vendit. 

Ndërkohë, sot opozita mohoi konsensusin, duke u larguar nga salla e Kuvendit në momentin e votimit. Kryeministri Sali Berisha i bëri sot apel kryetarit të LSI-së, Ilir Meta që të mos e shndërroje votimin e tre ligjeve të integrimit në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›