Rama: Faleminderit të vjetrit, gjeneratë e re në Partinë Socialiste
Tiranë- Pak orë para se të bëhen publike listat e kandidatëve të partive në zgjedhje, kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar sot se në partinë që ai drejton sivjet do të ketë shumë emra të rinj.
Rama teksa ka falenderuar ata deputetë që nuk do të jenë më pjesë e kandidaturave të PS-së, tha se do të zëvendësojë gjëneratat në selinë rozë duke shtuar se ka ardhur koha e rinovimit të kësaj partie, e cila sipas tij ka nevojë për energji të reja.
Me këtë lëvizje Rama synon rinmovimin e partisë duke larguar të vjetrit dhe duke i zëvendësuar ato me të rinj që janë përgjithësisht nën kontrollin e tij.
Duke mos lënë asgjë mangut që skuadra të ketë eksperiencën për të fituar dhe qeverisur. Do të kemi atë energji të re që vjen nga përtëritja përmes figurave të reja. Ka sjellë ndërtimin e profileve të reja politike që janë të patjetërsueshme për fizionominë e skuadres sonë. Kjo është në ADN-në e PS-së. Ka lindur si një parti e transformimit,- tha Rama
Më tej kryesocialisti ka konfirmuar atë që thuhej në media, që ai do të kryesojë listën e deputetëve në qarkun e Vlorës. Kjo ka ardhur sipas tij, pasi Vlora është qyteti ku lindi qeveria e parë shqiptare.
Kam vendosur të jem në krye në listën e Vlorës me një mesazh shumë të qartë jo për Vlorën, por për Tiranën, Shkodrën e Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar dhe fillimit të rrugës së shtetit shqiptar, të domosdoshmerise që të gjithë bashkë të rinisim rrugëtimin për të hapur me faqe të bardhë kapitullin e dytë të 100 vjetëve të dyta të shtetit tonë, që sapo fillon dhe smund të vazhdojë si inerci e 8 viteve rrënim skandaloz. Çdo spekuillim është abuzim. Vlora sështë e vlonjatëve, është e të gjithave, nga Prishtina në Preshëve, Shkup, etj. Aty ku ka shqiptarë, ka një zemër që rreh për qytetin e flamurit kuq e zi, vendin ku nisi historinë shteti shqiptar,- tha Rama.
Kreu i PS-së foli edhe mbi lënien jashtë të deputetit Erjon Braçe, duke thënë se gjithçka e transmetuar në media është spekulim, pasi sipas rij Braçe do të jetë një pjesë e fortë e misionit për rilindje.
Çdo gjë e thënë lidhur me mosqënien në listën e deputetëve të Braçes, është spekullim. Braçe është një nga pjestarët e skuadrës sonë kombëtare dhe sigurisht ka vendin që i takon në frontin e një beteje që jemi për të mirën e përbashkët, ku secili prej nesh do të përpiqet të japë maksimumin. Ju siguroj se Braçe gëzon të gjithë respektin dhe vlerësimin tim dhe të të gjithëve ne,- vijoi ai.