Listat, Rama: Garoj në Vlorë, që të nisim kapitullin e 100-vjetorit të dytë
TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se listat zyrtare të kandidatëve të PS-së janë tashmë gati, ndërsa pritet të zyrtarizohen pas mbledhjes së kryesisë së PS.
Në nisje Rama shprehu një falënderim për gjithë deputetët e PS në këto 4 vite dhe për mirëkuptimin që ata kanë treguar edhe pse disa prej tyre nuk do jenë në listat e reja.
“Faleminderit për interesimin e posaçëm lidhur me anonçimin e skuadrës sonë për fitoren. Duhet të prisni edhe pak për të mësuar emrat e plotë të kësaj fushate. Mirëkuptoj spekulimet nëpër gazeta e televizione, duke bërë shpeshherë gjënë e duhur, herë të tjera duke na i ngatërruar pak ujërat. Sot do të mblidhemi në kryesi për të certifikuar skuadrën tonë që është gati. Falënderoj të gjithë deputetet e PS që në këto 4 vjet kontribuuan në rezistencën opozitare, në përgatitjen e alternativës së rilindjes, dhe për hir të rikonfigurimit të domosdoshëm nuk do të jenë përfshirë në listën tonë, por janë treguar të gatshëm të jenë vija e parë e mbështetjes. Falenderim për ata që kanë pranuar të zbresin në vende të mëposhtme duke dhënë mesazhin më fantastik, që jemi një skuadër dhe që përfshirja ose mospërfshirja lidhet me vullnetin për t’i çuar gjerat përpara dhe jo me numrat në lista”, tha Rama.
Sipas liderit të opozitës, rikonfigurimi në lista dhe zëvendësimi i disa emrave me disa të tjerë është bërë në harmoni të plotë, pa çarje dhe thyerje, siç tha ai.
“Kjo skuadër do konsolidojë ç’ka kemi bërë në këto vite, duke riafirmuar bazën e vlerave të kulturës sonë të bashkëjetesës, sigurisht duke përfshirë njerëz të rinj, figura që janë në procesin e konfigurimit dhe në raport me realitetin. Nuk do lëmë asgjë mangët që skuadra të ketë eksperiencë për të fituar dhe qeverisur. Do kemi energji të re nga figura të reja. Ne do vazhdojmë traditën e harmonizimit të gjeneratave, të zëvendësimit të qetë dhe të matur të brezave që i lënë stafetën njëri-tjetrit pa asnjë çarje dhe thyerje”.
Në listën e kandidatëve Rama shtoi se do të ketë të përfshira më shumë femra se 4 vite më parë, por la të kuptohet se përsëri nuk do të plotësohet kriteri 30% i përfaqësimit.
“Kjo skuadër do të ketë më shumë gra se sa skuadra që këto ditë mbaron misionin e saj, për më shumë barazi gjinore e përfaqësim. Nuk jemi aty ku do të donim, por rëndësi ka që shkojmë më tutje drejt realizimit të këtij objektivi. Kjo skuadër është shprehja më kuptimplotë e vullnetit për të ndarë përgjegjësi”, tha ai.
Më tej, Rama sqaroi edhe kandidimin e tij në Vlorë. Nga ky qytet tha ai, PS synon të nisë kapitullin e 100-vjetorit të dytë të shtetit shqiptar.
“Unë do të jem në kryer të listës në Vlorë me mesazh jo për Vlorën por për Tiranën, Shkodrën e Prishtinën, me mesazhin e pavarësimit të shtetit shqiptar. Domosdoshmëri që ne të nisim rrugëtimin për të hapur me faqe të bardhë kapitullin e dytë të 100 viteve të dyta në shtetin tonë, që s’mund të vazhdojmë me më rrënim si në këto 8 vite. Vlora është e të gjithë shqiptarëve. Aty ku ka shqiptarë ka një zemër që rreh për kryeqytetin e pavarësisë, për vendin nga nisi historia e shtetit shqiptar. Histori që sot ka ngecur ,e ka kthyer Shqipërinë në një vend me 1001 probleme dhe ku kemi përgjegjësinë historike të përveshim mëngët e t’i japim fund rrënimit të shtetit”, tha Rama.
Kryesocialisti sqaroi më tej edhe kandidimin e deputetit Erjon Brace, për të cilin, sic shtoi ai është spekuluar se nuk do të jetë pjesë e listave të PS.
“Mosqenia në listë e Erjon Braces është spekulim. Ai është një nga pjesëtarët e skuadrës sonë kombëtare, ka vendin që i takon në frontin e një beteje ku nuk jemi për veten por për qëllimin e përbashkët. Ju siguroj se Bracja gëzon të gjithë respektin dhe vlerësimin tim, në funksion të një beteje që të gjithë janë të domosdoshëm”, sqaroi Rama.
PS MBLEDH SOT NË 20:00 KRYESINË, ZYRTARIZON LISTAT
Burime brenda selisë rozë bëjnë me dije se sot rreth orës 20:00 do të mblidhet kryesia e kësaj partie për të zyrtarizuar edhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Mësohet se menjëherë pas mbledhjes PS do të depozitojë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot rreth orës 00:00 skadon edhe afati i regjistrimit të tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)