Meta Korca dhe Shqiperia ne 8 maj do I thone Jo politikes bllokuese
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi në Korçë kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, z. Andrea Mano. Gjatë fjalës së tij Kreu I LSI-së, z. Ilir Meta tha se “ Kryebashkiaku i ardhshëm Andrea Mano është intelektual me vizionin e duhur për ta çuar Korçën përpara duke I ruajtur njëkohësisht asaj edhe fytyrën tradicionale, sepse detyra e kryebashkiakut u shpreh Meta nuk është të firmosë leje ndërtimi, por të qeverisë drejt dhe në mënyrë të paanshme qytetin, dhe tek Andrea Mano ekzistojnë vizioni dhe fryma për t’a bërë këtë.
Gjatë përshëndetjes së kësaj mbështetje kandidati I koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Mano u shpreh : “ në Aleancën për Qytetarin është krijuar fryma që së bashku të bëjmë punë të mëdha, ti kthejmë Korçës shkëlqimin e humbur prej vitesh.
“Së bashku ne do t’ja dalim me sukses të hapim ndërtesën e bashkisë dhe t`ja kthejmë qytetarit duke e bërë qytetit një Korçë për të gjithë” u shpreh z. Mano.
Meta nënvizoi se “Aleanca për Qytetarin” do të korë një fitore të sigurtë për qytetarin. Meta u shpreh se Korça do të votojë për forcat politike që integrojnë vendin. “Jam i sigurt se më 8 Maj Korça do të votojë për një projekt të përbashkët të “Aleancës për Qytetarin” këtu në Korçë”, tha Meta.