E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni, Mbreti Leka i parë hedh firmën e 20 mijtë

Mbreti Leka i parë hodhi firmën e 20 mijtë të peticionit të aleancës "kuq e zi" për mos regjistrimin e popullsisë në bazë etnie dhe feje.

Leka i parë tha gjatë fjalës së tij se vlerëson iniciativën e ndërmarrë nga nënkryetari i Këshilit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Sipas mbretit Leka iniciativa e Spahiut është e guximshme por e drejtë.

Çështja e regjistrimit i përket interesit kombëtar dhe s`mund të cënohet për asnjë arsye nga interesa të ngushta.
 

Gjatë kësaj ceremonie Kreshnik Spahiu tha se lëvizjet për sovranitetin kombëtar janë më të rëndësishme se lufta për pushtet . Në këtë drejtim Spahiu tha se këtij peticioni po i bashkohen me mijëra shqiptarë, që e cilësojne çështjen kombëtare më të rëndësishme se sa interesat e ngushta të elementëve të caktuar antishqiptarë.
 

Aleanca "Kuq e zi" ka nisur një tur në rrethe të ndryshme duke kërkuar nga qytetarët të shumtë firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnije dhe feje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›