E Diel, 1 Nëntor 2026

Dako Piruetat e Xhaferraj flasin per bazen e tij si politikan

Vangjush Dako me qytetare

Durres 16 prill 2011 NOA- Kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako ne vijim te takimeve te tij me banoret eshte ndalur ne zonen e Shkozetit dhe ne lagjen numer 8 ne qytet.

Dako u ka thene banoreve se ndryshimet ne zonen e Shkozetit te kryera nga Bashkia e Durresit jane pjese e vizionit jo vetem per modernizimin e Durresit nga pikepamja turistike por edhe per zhvillimin e biznesit.

Ndryshimet ne kete zone jane te prekshme. Keto ndryshime nuk arrin te shihen mesa duket vetem nga rivali im per kryebashkiak Ferdinand Xhaferraj i cili mesa duket eshte i zene dhe nuk ka kohe per nje gje te tille pasi eshte ende duke kerkuar ne Itali per eshtrat e Ismail Qemalit theksoi kandidati socialist per kryebashkiak.

Sipas tij deklaratat e Xhaferrajt perbejne vetem nje mashtrim pasi ai kerkon ti thote me zor te bardhes se eshte e zeze.

Mjafton te shikoni piruetat e tij politike ne gjithe keto vite per te kuptuar sesa pa baze eshte si politikan sesa pa baze jane ato qe thote sesa pa baze jane bindjet e tij politike sesa pa baze eshte edhe formimi i tij intelektual. Durresi nuk mund ta haje sapunin per djathe nga ky gjeneral i ri koheve moderne qe kerkon eshtrat e figurave tona kombetare duke deshmuar se eshte pa asnje integritet eshte shprehur ai.

Ai u ka kerkuar voten banoreve duke thene se ne kater vitet e ardhshme Shkozeti do jete nje qender e zhvilluar ne planin e infrastruktures ate tregtar social dhe arsimor.

Ndersa ne lagjen nr.8 Dako ka prezantuar projektin e Unazes se vogel e cila do te sillet rreth kesaj lagjeje.

Sipas Dakos ky projekt i ri synon jo vetem nje rigjallerim te infrastruktures ne zone por edhe kthimin e kesaj zone ne nje zone piktoreske turistike.

Ai ka theksuar se ndertimi i kesaj Unaze te Vogel do te mundesoje nje sistemim te levizjes se mjeteve do te mundesoje nje frekuentim me te madh te zones si dhe do te rrise numrin e vizitoreve.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeDako Xhaferri ish-ministri i paditur qe lufton kunder barazise gjinoreRama mbeshtet Dakon ne Durres Xhaferri Gjenerali i ushtrise se vdekur Rama te njesia 4 Taksa e kusarise eshte ligji i pashkruar qe po vjedh shqiptaretBasha Puna ime nis nga punesimi e shkon te investimet deri te pragu i shtepive Dako shigjeton rivalin Kandidatin e PD as vete PD se merr seriozisht LidhjeBashkia e Durresit Ferdinand Xhaferraj kandidati socialist mashtrime njesia nr.8 projekti i Unazes se Vogel Shkozet takim me banoret vangjush dako

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›