E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Parullat antishqiptare ne Himare provokime te qarqeve greke

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me ato që i ka quajtur “provokime të qarqeve nacionaliste greke”, që kanë mbushur rivierën shqiptare me parulla kundër kombi, kundër Himarës dhe kundër shqiptarëve të Çamërisë. “PDIU nuk bie pre’ e këtyre provokimeve të ulëta, të cilat kanë funksion tërësisht elektoral. Për ne, këto provokime në prag të zgjedhjeve të 8 Majit, nuk janë gjë tjetër veçse rritje e tensionit kombëtar me qëllim përfitimin politik të disa individëve të veçantë”, ka pohuar në një deklaratë për shtyp, sekretari politik i kësaj force politike, Ardian Tana.

Sipas tij, Himara dhe himariotët nuk mund të kenë urrejtje ndaj askujt dhe se Himara me standardet e larta intelektuale prej vitesh, është shndërruar në një terren eksperimental, të drejtuar nga Vasil Bollano, nëpërmjet individëve të paguar, që provokojnë ndjenjat e shqiptarëve

“Parullat e shkruara në mes të natës, nuk janë provokimi i parë që i bëhet këtij vendi, ndaj ne kërkojmë me forcë reagimin e institucioneve shtetërore, duke nisur nga Prokuroria, që të vendosin përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve që provokojnë urrejtje dhe dhunë ndaj shqiptarëve”, shton deklarata e PDIUI-së.

Duke u bëjmë thirrje forcave politike në Himarë që të distancohen dhe të kundërpërgjigjen ndaj këtyre provokimeve dhe që të mbështesin një kandidat të përbashkët në Himarë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›