Meta: Kosova është njohur nga shtete me potencial
20/04/2010 Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pret homologun kosovar Skënder Hyseni
“Heqja e vizave për serbët, u sollëm si vend evropian”
Cilësia e vendeve që kanë njohur Kosovën si shtet në një kohë të shkurtër është tepër domethënëse dhe përbën një bazë të sigurt për të shtuar njohjet e reja të saj. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta dje gjatë një konference për shtyp me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë 2-ditore. “Bëhet fjalë për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, NATO si dhe dy fqinjët: Maqedoni dhe Mal i Zi, që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet, duke përbërë një hap shumë të madh sa i përket stabilitetit të saj”, - tha në fjalën e tij Meta. Ndërsa në lidhje me raportet Prishtinë-Beograd ai u shpreh se shteti shqiptar dëshiron që edhe Serbia të marrë pjesë në Sarajevë, “në këtë mënyrë të plotësohet e gjithë harta e bashkëpunimit rajonal dhe ai i rajonit tonë me Bashkimin Evropian, çka është e nevojshme për të rritur kredibilitetet para tij”, - tha Meta. Sipas tij, “pavarësisht nga qëndrimi i deritanishëm i Serbisë për pavarësinë e shtetit të Kosovës, një nga kërkesat e procesit të anëtarësimit të saj drejt BE-së është thellimi i marrëdhënieve me fqinjët, e këtu futet edhe ajo me Kosovën, duke nisur nga çështjet praktike, për të kapërcyer më tej në problemet madhore, që e dimë se nuk mund të kapërcehen brenda ditës”. I pyetur për çështjen e vendimit për heqjen e vizave ndaj qytetarëve serbë që vijnë në Shqipëri, Meta u shpreh se “u sollëm si vend evropian. Jam i bindur se shumë shpejt edhe Serbia do të marrë të njëjtin vendim. Ky nuk përbën disavantazh dhe është vetëm avantazh për vendin tonë”.
Meta e Pirinski
Kryetari i LSI-së Ilir Meta priti anëtarin e kryesisë së Partisë Socialiste Bullgare dhe zv.kryetar i Parlamentit Bullgar Georgi Pirinski. Meta u shpreh se Shqipëria po përparon drejt BE-së, pavarësisht kursit politik që ka zgjedhur lidershipi i PS-së.