Përçahen tifozët e Arsenalit

Sipas të përditshmes angleze Mirror, tifozët e Arsenalit janë ndarë në dy grupe në pro dhe kundër Arsene Wengerit që të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe më tej.
Pas barazimit ndaj Blackburn Rovers kanë shpërthyer përleshje mes tifozëve të cilët kërkojnë ndryshimin e stafit drejtues.
“Mendoj se shumica e tifozëve ende besojnë se Wenger është njeriu i duhur për të qenë menaxher i Arsenalit, por lojtarët janë duke e lënë në baltë. Megjithatë, ekziston ndarje në shtabin e tifozëve, sepse po rritet numri, edhe pse ende është pakicë, atyre i bëjnë thirrje për ndryshim në menaxhim”.
“Personalisht, unë ende i besoj atij. Por, ai duhet ta ndryshojë filozofinë. Të transferojë më shumë lojtarë, të ndalojë negociatat kontraktuale dhe të vendosë fatin e disa prej lojtarëve në fund të sezonit, pasi janë ata që po e lënë në baltë”, theksoi një prej aksionerëve në Emirates, Darren Epstein, i cili kishte parë nga afër përleshjet mes tifozëve.