Meta Kryeminister? Reagojne lideret politike Rozeta Rapushi
Deklarata e bere dy dite me pare nga kandidati per deputet i LSI-se, Nasip Naco, se Ilir Meta do te jete Kryeminister i ardhshem, solli dje reagime te shumta nga gjithe lideret politike, edhe vete kreu i LSI-se Meta, i cili e anashkaloi por nuk e mohoi nje gje te tille. Kryeministri Sali Berisha, tha se Meta i ben keto deklarata per ti degjuar kreu i PS-se, sepse Kryeministri eshte ai dhe kjo dihet. Ndersa kreu i PS-se, Edi Rama, u shpreh se per kete ceshtje flet qarte Kushtetuta e vendit dhe se aleanca eshte kompakte. Ne fakt, Kushtetuta ne nenin 96 te saj, percakton se Kryeministri zgjidhet me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend.
BERISHA
“Uroj qe zoti Meta te mos kete bere tregti per ndonje gje tjeter, sepse kur vjen kjo pas deklarates se Nasipit Nacos, i cili ne menyre absolute thote vetem ato qe thote Meta, ne deklaratat politike, se do te jete Kryeministri pas 24 qershorit, lexo se si thote per kryetarin e PS-se, se Kryeministri jam une dhe ate e kane te qarte te gjithe”. Keshtu e komentoi dje Kryeministri Sali Berisha, deklaratat e dala nga LSI-ja, se Meta do te jete Kryeministri i ardhshem. Sipas tij, Meta nuk ka hallin e qytetarit por ka vetem nje hall, ose te kape karrigen e Kryeministrit, qe Berisha theksoi se nuk do ta kape kurre ndonjehere, ose te marre kreun e Partise Socialiste. “Jane shume interesante po ti studioni. Ata bejne sikur kane qene ne opozite, packa se nese Sali Berisha ka ndenjur 8 vjet ne opozite ata kane qene shume me pak se une”, - theksoi Berisha.
RAMA
“Te jeni te sigurt se asnje lloj diversioni mbi fjalime apo fjali te thena mes entuziazmit te fushates elektorale nuk funksionon, aleanca eshte kompakte”. Ky ishte reagimi i kreut socialist Edi Rama, pas deklaratave te bera dy dite me pare nga partia e tij aleate, LSI per Ilir Meten Kryeminister. Sipas Rames, PS eshte ne sintoni dhe sinkronizim me LSI dhe aleatet e tjere dhe asnje nuk duhet te kete merakun me te vogel se kush do jete Kryeministri pas fitores. “Eshte gjeja me e thjeshte dhe me e shpejte per t’u zgjidhur, bazuar ne cfare thote Kushtetuta dhe vullneti i popullit. Ne kete pike me vjen keq, por nuk keni cfare peshkoni se Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet te peshkoje, por fatkeqesisht po peshkon ne toke te thate”, - tha Rama.
META
Kreu i LSI-se, Ilir Meta, sqaroi dje se objektivi kryesor i LSI-se dhe i tij si kryetar i saj eshte fitorja e Aleances per Shqiperine Evropiane me 23 qershor dhe sigurisht arritja e nje rezultati historik. “Lidhur me deklarata te caktuara mendoj se ato nuk na shmangin nga objektivat kryesore qe ne kemi dhe njekohesisht sikurse u konfirmua edhe ne Konventen e organizuar nga PS-ja koalicioni eshte ne nje sintoni te plote dhe me nje rritje te jashtezakonshme te frymes se bashkepunimit gje qe thellon cdo dite fitoren e 23 qershorit”, - tha Meta per deklaratat e Nasip Nacos, pa i mohuar ato. Meta pohoi se ka rene plotesisht dakord me PS, qe doktori te mos jete me Kryeminister. “Dhe ajo qe eshte me e rendesishme per te gjithe qytetaret shqiptare eshte fitorja e opozites se bashkuar dhe kjo eshte nje ngjarje plotesisht e sigurt dhe diferenca do te jete e jashtezakonshme, mbi 200 mije vota. Marredheniet tona me Partine Socialiste jane mjaft konstruktive”, - theksoi Meta.
Milo paralajmeron aleatet: Kujdes nga kthimi i djajve te se kaluares
Pas ngritjes se zerave nga LSI-ja ne lidhje me postin e Kryeministrit, kreu i partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, paralajmeron aleatet qe te bejne kujdes. Sipas tij, deklarata te tilla ne fushate jane te demshme, dhe rrezikojne kthimin e djajve te se kaluares. Synimet e LSI-se per postin e Kryeministrit, Milo i sheh si te rrezikshme per kohezionin e koalicionit. Ne ekuilibrin e fjaleve qe e karakterizon, kreu i Partise Demokracia Sociale jep edhe interpretimin e tij mbi zerat qe ngrihen nga LSI. “Deklarata te tilla nuk krijojne ne opinion ate per cka ka nevoje aleanca jone tani, frymen e homogjenitetit, kohezionit sepse ndryshe mund te ngrihen gjate fushates edhe djajte e se kaluares ne marredheniet e faktoreve politike te se kaluares”, - tha Milo. Ai uroi qe
lokomotiva e Rames te kete fuqine e nevojshme per te mos e lene trenin e opozites ne rruge.
KUSHTETUTA
Neni 96
Presidenti i Republikes, ne fillim te legjislatures, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emeron Kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend.
Ne qofte se Kryeministri i emeruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emeron nje Kryeminister te ri brenda 10 diteve.
Ne qofte se edhe Kryeministri i emeruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 diteve Kuvendi zgjedh nje Kryeminister tjeter.