E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, rob i se shkuares Nga Genc Ruli

Minister i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

Jemi te gjithe bashke deshmitare te ndryshimeve te medha qe Gjirokastra, e bashke me te e gjithe Shqiperia, ka njohur ne keta tete vite te qeverisjes se Partise Demokratike.

Qeverisja jone ka permiresuar dukshem cilesine e jetes se te gjithe gjirokastriteve, tepelenasve, permetareve – te gjithe shqiptareve. Ndaj ne sot krenohemi, para jush, krenohemi per ndertimin e 216 kilometrave rruge te reja ne kete qark, apo ndertimin dhe rindertimin e 14 shkollave ne kete qark dhe 16 qendrave shendetesore. Ne krenohemi sot per mbeshtetjen qe i kemi dhene 2200 fermave vetem ne kete Qark, ne nje vlere mbi 2.5 milion dollare.

Perballe realitetit te krijuar nga puna jone, jane fjalet e Edi Rames, njeriut qe perdite kur gdhihet ka vetem nje plan: Si ta zhbeje me fjale gjithcka ne kemi arritur te krijojme, dhe ta fuse vendin ne nje tunel te erret, pa fund a pa krye. Sepse nderkohe qe ne ndertojme tunele ne malet me te veshtira te Shqiperise, Edi Rama ka ngecur ne tunelin e sajesave, ne tunelin e shpifjeve dhe genjeshtrave.

Shihni cfare ben ne Gjirokaster! Para pak diteve, ishte ne Sheshin e vogel te Cercizit, nuk iu mblodhen as socialistet e Gjirokastres, dhe na akuzoi ne, akuzoi drejtoret tane se penguan njerezit te shkojne tek ai. Shihni listen e tij te kandidateve per deputet. E trajtojne kete zone per te bere eksperiment politik per te graduar Sejmenin e tij me te famshem, te cilin nuk ia pranuan per kandidat socialistet e asnje qarku tjeter. Edi Rama po rreket te servire mashtrim me te madh. Pas kater pale zgjedhjeve rresht, qe ai vetem i humbet, u thote shqiptareve: "Me lini te nuseroj - dhe keni per te pare se cfare do te bej".

Por ti, zoti Rama, nuk ke rilindur sikunder pretendon se po rilind Shqiperine. Ty shqiptaret te njohin, sepse Edi Rama ka nuseruar, ke nuseruar 11 vite ne krye te Bashkise me te madhe ne vend. Dhe cfare ka bere gjate atij "nuserimi": Vetem dyfishove te gjithe taksat ne Tirane, per cdo subjekt. Kushdo qe kishte nje sipermarrje ne Tirane, kishte nje xhelat te pandare: Edi Ramen, i cili ne menyre te perseritur rriti taksat per kedo, 11 vite me radhe. Dhe eshte po ky Edi Rame qe sot mashtron duke deklaruar se do t’ia heqe taksat biznesit te vogel.

Por kujdes, plani i tij eshte serish te rrise taksat. Te rrise taksat per biznesin, per tregtine e per prodhimin, qe eshte shtylla kryesore e zhvillimit te Gjirokastres, e zhvillimit te Shqiperise. Erdhi ketu, ne Gjirokaster dhe tha se qarku jone eshte i braktisur, pa rruge e pa investime. Po zoti Rama... ka patur nje kohe kur ky Qark ishte vertet i braktisur, kur nuk u bene as 20 km rruge, kur nuk u ndertua asnje shkolle apo qender shendetesore, kur nuk u dha asnje qindarke e vetme ndihme per bujqit e blegtoret per t`i ndihmuar ata, por keto ishin 8 vitet kur qeverisi Partia Socialiste dhe jo 8 vitet tona.

Zoti Rama erdhi ketu, ne Gjirokaster, dhe tha se ne qe jemi mbledhur sot ne kete shesh, ne jemi rober. Tentoi t’i fyente te gjithe. Por ne i themi sot, se ne jemi njerez qe duam alternativen e zhvillimit dhe jo alternativen e mashtrimit. Ne duan te ecim perpara. Z. Rama, ne jemi njerez te lire, dhe lirine e kemi gjene me te shenjte. Ne jemi ata qe luftuam per liri dhe qe mbushem sheshet e Shqiperise 21 vite me pare. Per ne, liria funksionon. Gjithcka cfare kemi sot, eshte fryt i lirise. Ne jemi te lire te udhetojme sot ne Evrope, pa viza, ndersa ju, zoti Rama, jeni rob i se shkuares, sepse ju protestonit kur BE hoqi regjimin e vizave. Ne jemi te lire, se jemi vend anetar i NATO-s, ndersa ju, Z. Rama, jeni rob i se shkuares, sepse ju protestuat kur ne e beme Shqiperine vend anetar te Aleances euro-atlantike. Ne jemi te lire, se jemi shume afer statusit te vendit kandidat, dhe kete status do ta marrim patjeter pas 23 qershorit, ndersa ju z. Rama jeni rob i se kaluares, sepse e bllokuat kete enderr, duke mos votuar 3 ligje. Ato tre ligje nuk ishin tonat, ato tre ligje nuk ishin te Sali Berishes, por te Shqiperise, te gjithe shqiptareve.

I Shqiperise dhe i shqiptareve ishte dhe statusi i vendit kandidat. Problemi je ti vete zoti Rama. Ti, zoti Rama, je rob. Je rob i pasanikeve dhe oligarkeve te korruptuar qe ke ne ekipin tend.

Ne jemi te lire, ketu ne kete shesh dhe kudo. Ndaj nuk kemi ndermend te ndalemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›