E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Kujdes liqenet e Drinit

Kur ne Ultesiren e Shkodres nuk jane shuar ende gjurmet e permbytjes dramatike te muajve te pare te ketij viti ministri i ri i Energjitikes Ilir Meta u kerkoi drejtuesve te Korporates Elektroenergjitikes te marrin masat per te mos u gjendur perballe portave te hapura te hidrocentraleve si ish-kolegu i tij Dritan Prifti.

Zbatim me perpikmeri i rregullores per shkarkimin e prurjeve te teperta sidomos ne kaskaden e Drinit qe duhet te jete prioritet i perditshem tha Meta.

Ne takimin e pare me drejtuesit e KESH-it si minister i Energjitikes Meta kerkoi gjithashtu garantimin e furnizimit pa nderprerje me energji elektrike. Drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqo dha garanci per sigurimin e energjise se mjaftueshme duke shtuar se po vazhdon puna per perfundimin e projektit te TEC-it te Vlores.

Deri ne muajin shtator kemi nje prodhim 5.3 miliarde kilovatore. Pjesa me e madhe ka shkuar per kerkesen e OSSH-se per konsumatorin tha Meta.

I pyetur nese do te hetoje mbi procedurat e dhenies se deritanishme te koncensioneve ne energjitike nisur nga akuzat e opozites ministri Meta u pergjigj se kjo eshte detyre e organeve gjyqesore dhe jo e Ministrise te cilen ai drejton.

Opozita i ka te gjitha njohurite qofshin ato ligjore se si veprohet ne raste te tilla. Nuk eshte detyra ime si minister i Ekonomise qe te merrem me ceshtje te se kaluares qe ngre opozita . Ne cdo ceshtje qe ata kane jam gati te bashkepunoj ne menyre transparente dhe te vazhdueshme u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›