Meta: Kutite, rruga e vetme Kushtetuesja dhe "Venecia"
Ne aktivitetin e organizuar nga qendra e politikave evropiane ne Bruksel, mbi sukseset dhe sfidat e qeverise mbi integrimin evropian, ministri i Jashtem, Ilir Meta ka bere nje panorame te reformave te integrimit te kryer deri me tani nga qeveria shqiptare. Lidhur me sfidat, ministri Meta, ka treguar kornizen e zgjidhjes se ngercit politik. Natyrisht, qe ka nje problem, sipas tij, dhe qeveria nuk ka arsye per ta fshehur apo per ta shmangur, perkundrazi, ka te gjithe vullnetin per ta zgjidhur ne menyre konstruktive. "Per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit, per te cilen nuk ekziston nje marreveshje per shkak te qendrimeve te ndryshme, ne u kemi bere te qarte qe rruga e vetme per te zgjidhur kete ceshtje, eshte qe opozita t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe ne do te respektojme cdo vendim te Gjykates. Ashtu sikurse kemi qene te hapur dhe u kemi bere te ditur, se ne do te mireprisnim qe edhe opozita t'i drejtohet Komisionit te Venecias", u shpreh numri dy i qeverise. Kjo eshte e njejta kornize zgjidhjesh qe ministri Meta, do te paraqese gjate takimit qe do te zhvilloje diten e sotme me Komisionerin Fule dhe eurodeputetet.