E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qendrimi i KiE, koherent

Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha tha dje, se qendrimi i Keshillit te Evropes per situaten politike ne Shqiperi, eshte teresisht koherent dhe i eshte bere edhe me pare Partise Socialiste. "Komiteti Presidencial e beri kete propozim ne zyren e Presidentit te Republikes dhe aty, u ra dakord qe Partia Socialist te mund t'i drejtohej Gjykates Kushtetuese, dhe ajo ne qofte se e gjykon, mund t'i drejtohet Komisionit te Venecias. Kjo eshte nje praktike per te cilen kemi qene, jemi dhe mbetemi dakord. Natyrisht, kjo ne respekt te plote te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit",-tha kryeministri, duke komentuar qendrimin e Byrose se Asamblese Parlamentare te KE-se, te dhene dy dite me pare. Kreu i qeverise, tha se ekzistojne te gjitha mundesite ligjore per transparencen qe kerkon opozita prej muajsh. "Ne qofte se ndahemi nga inatet, ekziston cdo mundesi ligjore per te zgjidhur teresisht dhe per te bere nje transparence te plote, ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit. E kam theksuar dhe e theksoj edhe nje here, se ne Shqiperi fale shtetit ligjor, nuk ekziston qofte dhe nje dokument i vetem qe nuk mund te deklasifikohet. Pra, i cili nuk ka procedure se si mund te behet publik. Ky eshte vend i shtetit ligjor", cilesoi kryeministri. Ne kete kuader, kreu i qeverise shprehu se eshte plotesisht dakord me qendrimin e ardhur se fundmi nga Strasburgu dhe theksoi se eshte ne te njejten linje me KiE-ne. Nga ana tjeter, kryeministri komentoi dhe periudhen e konsultimeve nga ana e kreut te shtetit, Bamir Topi per anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Sipas tij, dekretimi i kandidateve per ne Gjykaten e Larte eshte atribut teresor i Presidentit te Republikes dhe se Parlamenti, ne perputhje me percaktimin e Kushtetutes, ka tagrin e shqyrtimit te tyre. "Presidenti ka hapur nje procedure, ka thirrur nje komision, ka marre nje numer kandidaturash dhe kjo eshte gjeja me normale. Parlamenti ka pershtatur ligjin me nje hearing. Une mendoj se keto jane procedurat me moderne. Natyrisht, une nuk them se keto jane teresisht pa asnje problem, por e verteta eshte qe te gjitha te tjerat kane me shume probleme sesa keto", tha Berisha, duke u shprehur njeheresh se votimi i tyre do behet sipas Kushtetutes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›