Topi-Hrvatin: Zevendesimi i gjyqtareve, rendesi kushtetuese
Presidenti Bamir Topi diskutoi dje me kryetarin e Gjykates se Larte te Kroacise, Branko Hrvatin, per reformimin e sistemit te drejtesise ne vendin tone, si dhe te sfidave me te cilat ky sistem perballet, me qellim konsolidimin e pavaresise se tij dhe rritjes se profesionalizmit. "Eshte e nje rendesie te jashtezakonshme te procesit kushtetues, zevendesimi i kater anetareve te Gjykates se Larte dhe gjashte anetareve te asaj Kushtetuese", tha Topi. Gjate takimit te zhvilluar ne Presidence, kreu i shtetit vleresoi rendesine e shkembimit te pervojave te vyera, mes institucioneve te ndryshme te drejtesise.