E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Kyprianou: E ardhmja e Kosovës, është evropiane

Nikozia, 5 Gusht, NOA Edhe pse Shqipëria dhe Qipro ndajnë mendime të kundërta lidhur me statusin e Kosovës, ato shprehin të njëjtin qëndrim se e ardhmja e Kosovës është evropiane dhe se integrimi i saj e i gjithë rajonit në Bashkimin Evropian, është një prioritet i pazëvendësueshëm.

Një fakt i tillë është theksuar gjatë takimit të përbashkët që zhvilloi sot në Qipro ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe homologu i tij qipriot, Markos Kyprianou.

Ky i fundit në veçanti, garantoi se vendi i tij do të ketë një politikë konstruktive ndaj kësaj çështje.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se të dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe intensifikimit të tij në fusha me interes reciprok.

Ata shprehën dëshirën e përbashkët për të zgjeruar veprimtarinë e biznesit, rritjen e investimeve, krijimin e një klime më të favorshme për shkëmbimet ekonomiko-tregtare, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor midis dy vendeve tona, sikurse është nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e taksimit të dyfishtë, qe do të sjellë përfitime të ndërsjella për biznesin shqiptar dhe atë qipriot.

Ndërkaq, diplomati qipriot Markos Kyprianou, i komunikoi Metës se vendi i tij do të shpërndajë mbi 100 bursa në vit për studentët shqiptarë, një pjesë e të cilave do të jenë në degën e administrim-hotelerisë.

Nga ana e tij, Meta u shpreh se përsa i takon çështjes së Qipros, Shqipëria ndjek një politikë të jashtme paqësore dhe mbështet një zgjidhje të drejtë, në përmbushje të rezolutave të OKB-së dhe angazhimit të Bashkimit Europian.

Kjo zgjidhje, - përfundoi ai, - duhet t'u shërbejë të gjithë qytetarëve të Qipros dhe për këtë arsye, iniciativat e presidentit dhe politikës qipriote për një zgjidhje të shpejtë, të qëndrueshme dhe në funksion të së ardhmes, kanë mbështetjen e Shqipërisë.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28178-meta-kyprianou-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-evropiane","title":"Meta-Kyprianou: E ardhmja e Kosovës, është evropiane","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›