E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi merr një mesazh nga Obama

Tiranë, 5 gusht - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka marrë një mesazh mirënjohjeje nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në të cilin thuhet:

“I dashur z. President,

Ndërsa populli amerikan feston përvjetorin e 234-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin tuaj të ngrohtë, si dhe për urimet tuaja më të mira!

Idealet mbi të cilat është e ndërtuar Amerika – demokracia, liria dhe dinjiteti – vazhdojnë të mbeten po aq të rëndësishme sot siç kanë qenë edhe në vitin 1776. Unë shpresoj se këto ideale do të gëzohen dhe lartësohen nga popujt anembanë botës!

Sinqerisht,
Barack Obama”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›