Qipro: Politikë konstruktive ndaj Kosovës

Tiranë, 5 gusht - "Qipro do të ketë një politikë konstruktive ndaj çështjes së Kosovës", deklaroi sot ministri i Jashtëm i Qipros, Markos Kyprianou, i cili priti në një takim zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Qipro.
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se dy zyrtarët e lartë diskutuan për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon, veçanërisht për realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së opinionit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës. Lidhur me statusin e Kosovës, palët ndanë mendime të kundërta, por shprehën të njëjtin qëndrim se e ardhmja e Kosovës është evropiane dhe integrimi i saj dhe i gjithë rajonit në BE është një prioritet i pazëvendësueshëm.
Në këtë kontekst, ministri Kyprianou garantoi se vendi i tij do të ketë një politikë konstruktive ndaj kësaj çështje. Ndërsa për çështjen e ecurisë së integrimit evropian të Shqipërisë, ministri i Jashtëm qipriot rikonfirmoi mbështetjen aktive të vendit të tij dhe shprehu vullnetin për t’i ofruar palës shqiptare asistencë teknike në procesin e negociatave me BE-në.
Kyprianou shprehu gatishmërinë për të venë në dispozicion mbi 100 bursa në vit për studentë shqiptarë, një pjesë e të cilave do të jenë në degën e administrim hotelerisë. Në takim u shpreh dëshira e përbashkët për zgjerimin e veprimtarisë së biznesit, rritjen e investimeve, krijimin e një klime më të favorshme për shkëmbimet ekonomiko-tregtare, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor midis dy vendeve, sikurse është nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e taksimit të dyfishtë.
Dy ministrat nënshkruan marrëveshjen për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.