E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha, shëtitje në bregdet

Mbrëmjen e te mërkurës kryeministri Berisha ia ka kushtuar takimeve, kësaj radhe jo ne zyrën e tij, por me pushuesit ne bregdetin e Durrësit. Shefi i qeverise ka zgjedhur te beje një shëtitje buze detit, ku ka biseduar ne veçanti me pushues te huaj dhe ata te ardhur nga Kosova. Berisha ka falënderuar turistet qe kane zgjedhur plazhin e Durrësit për te kaluar ditët e pushimeve, ndërsa ka vlerësuar se numri i larte i shënuar këtë vit është pasoje e investimeve te qeverise. Pasi ka marre falënderime nga një grup qytetaresh nga Kosova për rrugën Durrës-Kukës, Berisha tha se ai është investimi më i jashtëzakonshëm që jo vetëm afron dy vendet, por që po jep frytet e veta edhe në turizmin shqiptar. Berisha premtoi se do të shtrohen me asfalt të gjitha rrugët që të çojnë drejt bregut, duke përfshirë dhe elemente te tjerë te infrastrukturës se zonave turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›