Diabeti tek fëmijët, në QSUT 4 raste në ditë
TIRANE - Sëmundja e diabetit tek fëmijët është kthyer në një fakt shqetësues për mjekët pediatër në QSUT. Alarmi vjen nga mjekja endokrinologe-pediatre pranë kësaj qendre Lindita Grimci, e cila bën të ditur se vetëm brenda një dite në këtë spital u shtruan 4 fëmijë me këtë sëmundje, respektivisht katër, pesë dhe shtatë vjeç, ndërsa më i vogli ishte vetëm 9 muaj. Ajo tregon se gjendja e tyre, sidomos e fëmijës më të vogël në momentin e paraqitjes në klinikë ishte e rëndë dhe rrezikonte seriozisht jetën e fëmijëve.
Mosdiagnostikimi në kohë i sëmundjes së diabetit tek fëmijët mund t’i kushtojë jetën secilit prej tyre. Duke marrë parasysh faktin se diabeti i sheqerit tek fëmijët është një sëmundje në rritje, mjekja Grimci u bën apel prindërve, mjekëve dhe laboratorëve shtetërorë e privatë të tregohen më të kujdesshëm, në mënyrë që të bëhet në kohë diagnostikimi i kësaj sëmundje. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhet trajtimi në kohë i sëmundjes. Në Shqipëri diagnostikohen rreth 24-25 raste të reja në vit, shifra që për mjeken janë shumë të larta.
Shenjat
Një karakteristikë që mund të tërheqë vëmendjen tek fëmijët në fillim të sëmundjes është urinimi natën në shtrat pa e ndjerë. Ky veprim vihet re tek një fëmijë, i cili ka kohë që e ka ndërprerë urinimin në shtrat. Ndërkohë që shenjat e tjera të sëmundjes janë ato klasiket. Mjekët shpjegojnë se fëmijët fillojnë të pinë shumë ujë, madje edhe natën si dhe të urinojnë shumë, deri në disa litra, nëse prindi është i kujdesshëm dhe i matur. Gjithashtu kanë edhe shtim të oreksit. Sipas mjekëve, sëmundja e diabetit tek fëmijët është shumë më e rëndë sesa tek i rrituri, për vetë faktin se fëmija i dëmtuar ka nevojë të mjekohet seriozisht dhe për gjithë jetën me insulinë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)