Pozita dhe opozita në turin e tyre paraelektoral
Partitë politike kanë vazhduar me turin paraelektoral në rrethe. Kështu zv.kryeministri Pollo ka qenë në Berat. Ndërsa disa nga përfaqësuesit e opozitës kanë qenë të pranishëm në Peqin, Korçë e Fier, ku kanë prezantuar programin e ri.
BERAT- Zëvendëskryeministri Genc Pollo gjatë turit paraelektoral është ndalur në Kozarë të Beratit në një takim me banorë të zonës. Pollo foli për ndryshimet që sipas tij i kanë ndjerë fermerët nga viti 2005 deri më sot. Sipas Pollos më parë tregu ishte i përmbytur nga prodhimet e vendeve të huaja, ndërsa sot falë politikave bujqësore të qeverisë keni prodhimet tuaja që mund ti shisni në treg dhe mund të zhvilloni ekonominë e familjeve tuaja -u shpreh Pollo.
PEQIN- Kryetaria e grupit socialist Valentina Leskaj është takuar me banorët e fshatit Përparim në Peqin për të prezantuar pjesë nga programi i ri qeverisës. Gjatë fjalës së saj Leskaj është ndalur tek problemet e fshatit duke filluar nga varfëria, certifikata e pronësisë e deri tek shërbimet shëndetësore. Sipas Leskaj duhet ndryshuar kjo qeveri që gjendja të përmisohet dhe gjithsecili të ndjej pranë ndihmën e mjekut në qendrat shëndetësore, prodhimet bujqësore të gjejnë tregun e përshtatshëm, por gjithashtu secili banorë ta ndjej veten zot në tokën e tij.
“Shqipëria nuk mund të zhvillohet me dy pjesë dhe vendi nuk mund të jetë i ndarë. Me një pjesë të zhvilluar që është qyteti dhe me një pjesë të varfër që është fshati. PS-ja merr përsipër të shuaj këtë ndryshim, e cila merr përsipër të zhvillojë fshatin përveçse do të vazhdojë me ritme të larta zhvillimin e qytetit”- u shpreh Leskaj.
KORÇE- Deputeti socialist Ben Blushi në turin e tij për prezantimin e programit të ri qeverisës në qarkun e Korçës është ndalur në Starovë në takim me banorët e kësaj zone. Blushi ka folur për problematikën e emigracionit, ku janë të shumtë banorët e Starovës të cilët punojnë në tokat e të tjerëve pasi në vendin e tyre ndjehen të pa mbështetur nga shteti. Blushi ka kërkuar që shqiptarët të ndëshkojnë me votë kryeministrin më 28 qershor për ti dhënë fund njëherë e mirë varfërisë dhe mungesës së vëmendjes nga ana e qeverisë.
FIER- Kryetari i asamblesë kombëtarë të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ka prezantuar në fshatin Çerem të qarkut Fier, pjesë të programit të ri qeverisës që kanë të bëjnë me çështjet e arsimit. Deputeti socialist u ka bërë të ditur banorëve në këtë zonë se pas fitores së zgjedhjeve Partia Socialiste ka programuar transport dhe libra falas për fëmijët në shkollë. Sipas Ruçit nxënësit dhe prindërit nuk do të ndihen më të braktisur nga ana e shtetit sepse krah tyre do të jetë gjithmonë një qeveri i mirëkujdesur për problemet në arsim. (a.r/news24/balkanweb)