Fier policia arrestoi Ermir Kumanaku

Arrestohet një 20 vjeçar në Fier i akuzuar për vjedhjen e naftës nga puset e “Bankers'” ndërsa janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorë të tij.
Ermir Kumaraku nga fshati Kallm së bashku me 2 kushërinj të tij kanë shkuar të mbushnin depozitat disa tonëshe me naftë por nuk ia kanë dalë mbanë.
Policia e njoftuar nga sistemet e sigurisë së kompanisë “Bankers” ka kapur në flagrancë njërin prej tyre kurse Bledar dhe Bushi Kumaraku kanë mundur të largohen.
Dy kamioncinat që kishin në brendësi të tyre 3 depozita me kapacitet 2 ton naftë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale se bashku edhe me elektromotorin që shërbente për nxjerrjen e naftës.