Meta: Libani te njohe Kosoven e pavarur
Vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves ka bere qe diplomacia shqiptare te loboje me forte per njohjen e shtetit te ri nga vendet qe botes arabe. Ne takimin e zhvilluar dje mes zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Jashtem, Ilir Meta dhe Presidentit te Libanit Michael Sulejman, kreu i diplomacise shqiptare ka kerkuar rishikimin e pozicionit te ketij vendi ne raport me pavaresine e Kosoves. Ministri Meta ka theksuar se Kosova eshte nje realitet i pakthyeshem dhe kerkoi nga Presidenti i Libanit qe vendi i tij te konsideroje njohjen e shpejte te shtetit te Kosoves. Gjate bisedes mes Metes dhe Presidentit te Libanit, Suljeman eshte diskutuar dhe per ceshtjet qe kane te bejne me zhvillimet ne Ballkan dhe ne Lindjen e Mesme. Ne kete pike Meta ka theksuar se qendrimi i Shqiperise ndaj ceshtjes se Lindjes se Mesme eshte "per nje zgjidhje paqesore ne perputhje me qendrimin e komunitetit nderkombetar dhe rezolutat e Kombeve te Bashkuara". Marredheniet mes dy vendeve dhe intensifikimi i kuadrit bashkepunues ne fusha te ndryshme ka qene nje prej temave te takimit mes Metes dhe kreut te shtetit te Libanit. Zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme njofton se Meta e Sulejman, "rane dakord per rendesine e plotesimit te kuadrit ligjor te marredhenieve mes dy vendeve, me qellim nxitjen e tyre dhe nenshkrimin e shpejte te disa marreveshjeve qe jane ne proces".