E Diel, 1 Nëntor 2026

Salvador Dali, kreshta me e larte e surrealizmit Albert Vataj

Salvador Dali eshte nje prej majave qe ngerthehet ngulmues pernga lartesite me te eperme te kuadratit te tablose. Dhe jo vetem aq, ai ishte dhe mbetet nje artist shumedimensional. Nuk ka nje fushe te krijimtarise artistike ku ai te mos kete dhene nje kontribut, te mos kete lene gjurme te plazmuara fort. Kurrnji oaz i te qenit misherisht dhe shpirterisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur te jete i palakmuar nga Dali dhe i paperfshire nga shtjella perpirese e ketij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet nje nga surrealistet me kokekrisur dhe me perfaqesues. Nje pervers dhe model i njeriut te perkushtuar per te bukuren, per mesazhin dhe gjithsecka qe perkon me afrine qe arti ngas me artdashesit. Dalí padyshim ishte nje nder perfaqesuesit me te spikatur ne memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e surrealizmit. Ai do te metonte kesaj rryme nje revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bere qe kohe pas kohe admiruesit e surealizmit te kuptonin ne te ate qasje figurash te shndritshme te messhekullit XIX, Daline si protagonistin. Sepse i tille ishte ai. Mbeti as me shume e as me pak nje shperthim. Si ne tablo edhe ne jete ai ishte nje individualitet i patedyte. Ndoshta edhe nga temperamenti i tij, e pse jo edhe nga nje mistike e perbrenshme qe e kudodrejtonte ate, ishte dhe mbeti sot dhe do te rrok pa asnje medyshje edhe shijet e brezave qe do te vijne, si nje tipar i rradhe.
Ne galerine boterore te piktures, Dali eshte penelata me e jashtezakonshme. Nuk kane nguruar ta thonin kete shume ekspert, shume njohes te korpusit te tij artistik. Megjithese kritika e kohes do ta lendonte tej mase, duke e ngasur mbase te zgjoje tek ai ate piktor te permasave te medha qe njohim. Ne kete prag dallojme qartazi se si nje force rrapellitese te deng me pameshiren e saj, me qellimin e vetem te te vere perfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formezua ne stuhite e forta te kohes dhe nga relievi i thuket ku fati e kishte degdisur, vecojme ketu ne pozitat e tij familjare. Keto pikenisin qe me vdekjen e vellait, te nenes, me divorcin e te atit, me perplasjet qe kishte me perfaqesuesit te kampit surrealist. Shumedimensionalizmi i formes, mendimit, idese, mesazhit, e pse jo dhe revoltes qasen pernga nje kumt qe e tipizon kete personalitet te niveleve eterne te krijimit. Dalí ne nje mase te konsiderueshme perfshin, gjithrroke ne tansine e veprimtarise se tij artistike zhanre qe vete piktura i mbart. Ose me sakte, ajo eshte mema e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babezites tek ai ishte dhe nje tipar qe rrugetoi ate drejt shume theqafjesh, prej te cilave nuk mund te themi se ia doli dhe aq gangull. Ai kishte nje terheqje te pazakonte per pjesemarrje ne sjellje dhe i madherishem, ne menyre per te perthithur vemendjen ndaj vetes. Ne rrapellimen e tekave, shprehi keto te gjenialiteti qe trashegoi, ai u ndesh me nje kritike qe duke e u perpjekur ta anatemonin e bene me te vemendshem per artdashesit. Kjo ne nje fare menyre e himnizoi magjine e tij te perfaqesimit ne art.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›