Meta: Ligësia e politikanëve shton pengesat për në BE
TIRANE-Në Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Ilir Meta, kreu i LSI apeloi që t’i jepet fund konflikteve politike, pasi më shumë se kurrë u shpreh ai, Shqipëria ka nevojë për dashuri.
“Shqipëria ka nevojë për dashurinë tuaj, nënave, grave dhe nuk ka nevojë për ligësinë e atyre politikanëve që për ligësinë personale në vend që të ndihmojnë vendin të ecë përpara shtojnë pengesat dhe vështirësitë për për ecjen përpara të vendit”.
Më tej Meta theksoi se faktori femër duhet të fuqizohet më shumë pasi forca e tyre është primare për të ndërtuar të ardhmen nën një klimë pozitive.
Kreu i LSI përparave grave e vajzave të LSI përmendi dhe cështjen e vizave duke theksuar se politika nuk arriti të ndëshkonte procesin e regjimit të vizave ashtu sic bëri me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
“Duke nxitur imazhin më të zi për vendin, donin të ndëshkonin shqiptarët në mënyrë të padrejtë. Qoftë dhe në emër të parimeve europiane. Por, pavarësisht kësaj, pas më shumë se një viti gjithë qytetarët e Shqipërisë fituan të drejtë të udhëtonin në hapësira shengen, shqiptarët dhe shqiptaret treguan se janë qytetarët të denjë europianë”.
“Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin e vendit kandidat. Pengesë ka qenë politika, jo qytetet e tjera europainë, as legjislaconi, Shqipëria ka punuar dhe në legjislacion, por ka qenë politika e papërgjegjshme e cila në vend që të japë kontributin pozitiv, por përpiqet të gjejë pretekse për të ndalur integrimin”.
Më tej Rama në fjalimin e tij, Meta bëri thirrje që Komisioni për reformën Zgjedhore të reflektojë kërkesat e paraqitura nga ana e LSI për Kodin Zgjedhor.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: Ligësia e politikanëve shton pengesat për në BE