Krimet e UÇK-së, Dick Marty të thirret të dëshmojë
Prishtinë- Prokurori special i Bashkimit Europian, Jonathan Ratel ka kërkuar që ish-senatori zviceran Dick Marty të dëshmojë në procesin gjyqësor për trafikim organesh në Kosovë.
Rastit që mban emrin e klinikës ‘Medicus’ apo ‘Shtëpia e verdhë’ mund t’i shërbejnë edhe vetë deklaratat e Martyt në seancën gjyqësore.
Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se Marty mban në posedim evidencën për këtë rast- tha këtë të premte prokurori i BE-së.
Por nga ana tjetër pala mbrojtëse e ka kundërshuar propozimin duke shtuar se rrezikon të kthehet në çeshtje politke nëse përfshihet Marty.
Raulf Fei, 66 vjecari kanadez ka dëshmuar në gjykatë se si ka bërë transplatim në vitin 2008 në ordinancën Medicus- shkruan sot Indeksonline.
Raporti i bërë publik nga eurodeputetit zviceran, Dick Marty, ka bërë që të nisë prej kohësh hetimi në terren nën drejtimin e kryeprokuorit të EULEX-it, Clint Williamson. Hetime që po bazohen në rezolutën e 25 Janarit 2011 të Këshillit të Europës mbi Hetimin e akuzave për trajtim çnjerëzor dhe trafikun e paligjshëm të Organeve njerëzore në Kosovë.
Zëdhënësi i këtij grupi hetimor, Juri Laas ka deklaruar se të dhënat që do mblidhen në terren do të integrohen në strategjinë e hetimit.
Ka qenë me rëndësi që në fillim të garantohet mbështetja e nivelit të lartë politik në Prishtinë, Beograd dhe Tiranë. Task Forca tani është në proces të sigurimit, analizimit dhe kryerjes së disa hetimeve. Të gjitha do të krijojnë strategjinë prokuroriale- tha Laas më herët për mediat në Kosovë.
Akuzat e eurodeputetit zviceran, Dick Marty konsistojnë në pretendimet e tij se gjatë luftës së Kosovës janë trafikuar organe në këtë vend. Ai ka akuzuar se në këtë trafikim janë të përfshirë ish-drejtuesit e UÇK-së dhe transplanti kryhej në dy shtëpi bazë. Ndërkohë për këtë çështje është hapur një hetim ndërkombëtar.
Shkrime të tjera me interes:
- “UÇK e përfshirë në krime lufte”, EULEX nis hetimet në terren Kosovë- Hetimet për akuzat e eurodeputetit zviceran, Dick Marty, kanë...
- “Raporti Dick Marty”, vjen në Tiranë kryeprokurori i EULEX Tiranë- Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson mbërrin sot në Tiranë,...
- Shqipëri-Serbi, debate në OKB për çështjen “Dick Marty” Uashington- Debate të ashpra mes ambasadorit shqiptar Ferit Hoxha, në...