E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Clinton miraton rifillimin e ndihmës ushtarake për Egjiptin

UASHINGTON- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka hapur dje dritën e gjelbërt për rifillimin e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Egjiptit me vlerë 1,3 miliardë dollarë në vit, çka vërteton se Kajroja ka plotësuar kërkesat e Kongresit amerikan.

"Clinton ka vërtetuar në Kongres se Egjipti plotëson detyrimet e veta sipas Traktatit të Paqes me Izraelin", deklaroi Viktoria Nuland, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›