Meta: Manipulimet e Priftit, tregoj faktet qe e vertetojne Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka hedhur poshte akuzat qe jane bere ne adrese te tij. Ne nje deklarate dhene dje per mediat, Meta ka paraqitur fakte qe rrezojne videon e publikuar ne media ku shfaqet ai dhe ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti. Meta ka sqaruar dy momente qe ne videon e manipuluar tentojne ta implikojne ate te afera korruptive. Kreu i LSI-se ka folur per shifren qe permendet ne biseden e tij me ish-ministrin Prifti. Ai paraqiti nje dokument te QKR-se ku firma dhe investitoret e huaj qe i kishin shprehur shqetesimin Metes, ne ate kohe minister i Jashtem, deklaronin se kishin investuar 7 per qind. “Gans Egipt”, ishte nje kompani shume e rendesishme sepse siguronte teknologjine, turbinat, pra ishte nje partner shume i rendesishem per te gjithe kete veper, e cila kishte nje perqindje prej 6.66 per qind, apo diku prej 7 per qind ne rast se kjo gje ekziston ne biseden e montuar. Keto ishin disa sqarime te thjeshta. Keto dokumente do te jene pjese e hetimit dhe sigurisht qe secili do te kete mundesine qe te ballafaqohet me te verteten”,-tha Meta dje ne nje konference per mediat. Ai ka theksuar se keto fakte tregojne, se videoja eshte e montuar dhe se fjalet e tij jane nxjerre nga konteksti. Ne lidhje me vendimin e Gjykates se Apelit, Meta ka deklaruar se qellimisht ish-ministri Dritan Prifti, ka provokuar Meten me pyetjet dhe se vendimi i gjykates per kete ceshtje eshte marre me 10 shtator 2009, disa muaj para bisedes se pergjuar. Meta u shpreh se kompania per te cilen eshte interesuar te ish-ministri Prifti ka pasur nje vendim te gjykates se Apelit. “Behet fjale per vendime te ndryshme, per aspekte krejt te ndryshme. Dhe tjetra, ky vendim nuk eshte apeluar nga askush me pas ne Gjykaten e Larte dhe Gjykata e Larte nuk ka pasur asnje ceshtje ne kete pune. Dhe provokimi i tij per Gjykaten e Larte ka qene teresisht i qellimshem”,-tha Meta per reagimin e kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj. Nga ana tjeter Meta ka publikuar dhe dokumentet e firmes qe i jane derguar ish-ministri Prifti, ne te cilat flitet per nje vendim te Gjykates se Apelit. “Ketu eshte e gjithe praktika, kartela shoqeruese e praktikes se kerkeses se perseritur nga ana e kompanise ne fjale ndaj ish-ministrit, ku i behet e qarte, dokument qe eshte nisur ne daten 5 janar 2010 nga perfaqesuesit e kompanise ne Ministrine e Ekonomise, dokument qe eshte protokolluar ne 3 shkurt dhe memo, e cila ne 5 shkurt mban disa shenime, ku eshte edhe shenimi i ish-ministrit per kete kerkese, per zbatimin e vendimit te Gjykates se Apelit per vazhdimin e procedurave, qe ishte i formes se prere, ku thuhet shume qarte disa elemente, pervec te tjereve”,-tha dje Meta. Kreu i LSI-se tha se ekzistenca e vendimi i Gjykates se Apelit tregon se nuk ka asnje nderhyrje nga ana e tij. “Pretendohet edhe nga ajo lloj bisede qe eshte paraqitur me titra, qe eshte bere nderhyrje per zbatimin e nje vendimi te Gjykates se Apelit, qe gjoja nuk ekzistonte, apo njekohesisht, qe sipas ish-ministrit, nuk ishte protokolluar ne Ministrine e Ekonomise, dhe madje qe kerkonte t’ia conin dorazi”,-tha Meta.