E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pergjimi, dokumentet qe e rrezojne"

Ish-zv/kryeministrit Meta, njeheresh kreu i LSI, teksa ka folur per here te pare ne Kuvend, tashme i veshur vetem me "kostumin" e deputetit, duke shpjeguar me detaje dhe me dokumente tere proceduren per tenderin e perfolur per pergjimin, mbi te cilin ka mbeshtetur akuzat Prifti dhe opozita. "Dua te flas para shqiptareve, per videon monstruoze, te paraqitur pak dite me pare ne nje media, qe ne 24 ore po e njejta media u detyrua ta pergenjeshtroje se nuk ishte e plote. Ai eshte nje pergjim i paligjshem e kriminal, te bere ndaj zevendeskryeministrit dhe te nje montim kriminal dhe jo profesional ku flisnin titrat e porositura ne vend te zevendeskryeministrit. Me vjen keq, qe ju si ne sistemet e kaluara, po beni fajtor pa fakte, gjyqe politike. Por me mua nuk e beni dot. Nuk merrem une me shpifjet tuaja e montimet tuaja, merrem me ligjin, drejtesine dhe ky proces ka nisur", ka qene deklarata e Metes. Ai ka nenvizuar se eshte per te ardhur keq, qe perdoret si deshmitar njeriu qe jo vetem beri kete pergjim te shemtuar e te paligjshem, por ate qe akuzoi publikisht kreun e PS, se e ka pare me syte e tij duke pire kokaine ne zyren e tij te punes. "Ceshtja ime, eshte e qarte dhe drejtesia do e beje me te qarte. Autoret e ketij montazhi te paligjshem dhe kriminal, do te pergjigjen deri ne fund. Shqiperia nuk mund te kthehet ne vendin e pergjimeve e manipulimeve. Turp qe ju mbeshteteni tek nje njeri, qe e keni cilesuar si me te korruptuarin e qeverise", tha Meta. "Une, zoterinj, kam nderhyre per te zbatuar nje vendim te Gjykates se Apelit", deklaroi Meta. Ne cilesine e zv.kryeministrit dhe te kryetarit te LSI-se, perfaqesues te nje kompanie, e cila zvarritej per vite te tera per gati tre vjet dyerve te gjykatave te administratave dhe te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, pjese te ciles ishte edhe nje kompani e huaj, me jane ankuar se, ne rast se do te vazhdojne keto zvarritje, kjo kompani do te largohej. "Une kam bere nje takim me ministrin e asaj kohe, i cili ishte edhe minister i LLSI. Tani, kjo kompani me 5 janar i eshte drejtuar zyrtarisht ketij ministri, pra dy muaj perpara pergjimit, ku ajo i ka cuar ne menyre shume te qarte te gjitha arsyet qe e benin imediate marrjen ne konsiderate dhe protokollimin e nje vendimi te Gjykates se Apelit, te marre, sipas saj, ne favor te kesaj kompanie ne dhjetor, pra tre muaj perpara pergjimit dhe ne menyre shume te qarte ne kete vendim, qe eshte i protokolluar ne Ministrine e Energjetikes, i ben te qarte se investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksioneret e kompanise e kalojne shifren e 700 mije eurove", deklaroi Meta duke shpjeguar enigmen e shumes se permendur ne videon e pergjimit. "Meqenese ju thoni se vendimi ka qene marre tre muaj me vone, une po ju them ketu se bashkangjitur kesaj memo zyrtare, kompania ne fjale ka edhe vendimin e Gjykates se Apelit per ceshtjen per te cilen ajo ka kerkuar te protokollohet dhe te merret ne konsiderate nga ministria. Ky vendim eshte i dates 10.09.2009, pra dy-tre muaj me perpara se te protokollohej dhe 4 muaj perpara se te behej pergjimi. Tani, ne kete dokument, eshte shenimi i ish-ministrit apo deshmitarit tuaj: "Zoti Kraja, i drejtohet ai sekretarit te Pergjithshem, bazuar mbi kete memo dhe mbi kete vendim te Gjykates se Apelit, keta kane fituar gjyqin te procedojne per t'ia vazhduar". Lidhur me ate diku 7% tuaj, qe keni nxjerre ne titra, ja ku eshte 6.66% pjesa e kompanise se huaj e cila eshte regjistruar edhe ne QKR, si pjese e ketyre aksionereve", ka deklaruar Meta. I cili ka shtruar pyetjen se pse nje minister, i cili ka bere nje shenim shume te qarte, nje muaj para pergjimit, se keta kane fituar gjyqin, per se e mohon se nje kerkese eshte protokolluar, sepse kerkonte qe te provokonte zevendeskryeministrin. Keshtu dje, ne menyre te qarte dhe permes dokumenteve opozita por dhe publiku ka mesuar te verteten e asaj me te cilen eshte abuzuar ne pergjim.

Akuza
"Dua te flas para shqiptareve, per videon monstruoze, te paraqitur pak dite me pare ne nje media, qe ne 24 ore po e njejta media u detyrua ta pergenjeshtroje. Ai eshte nje pergjim i paligjshem e kriminal, te bere ndaj zv/kryeministrit dhe te nje montim kriminal dhe jo profesional ku flisnin titrat e porositura ne vend te zv/kyeministrit. Me vjen keq, qe ju si ne sistemet e kaluara, po beni fajtore pa fakte, gjyqe politike. "S'merrem une me shpifjet tuaja e montimet tuaja, merrem me ligjin, drejtesine dhe ky proces ka nisur", tha Meta.

Koncesioni
"Une ne ate kohe kam bere takim me ministrin e asaj kohe te Ekonomise dhe kompania per te cilen behet fjale ne 8 janar, coi te gjithe arsyet e saj se pse kerkon marrjen imediate te nje vendimi nga Gjykata e Apelit dhe qartesisht ne vendim thuhet se investimet e kalojne shifren 700 mije euro. Bashkengjitur kesaj memo zyrtare qe i eshte dorezuar Ministrit te Ekonomise, ka nje shenimi te ish ministrit Prifti. Bazuar mbi kete memo, keta kane fituar gjyqin dhe kerkohet qe te procedohet per ta vazhduar", tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›