E Diel, 1 Nëntor 2026

Polemike e vjeter mars 2004 me aktualitet te tanishem

11-09-2010 / Nga Kostaq Xoxa

Te mos shkruhet Kosovo ne shkrimet tona ne gjuhe te huaj

Filoserbizmi duket qe ne fotot. Ky shkrim u nis si nje perkthim. Perfundoi ne nje polemike. As qe do tia vlente nese artikulli qe mora per ta perkthyer do te ishte botuar ne nje organ te shtypit te majte. Kundervenia me nxitet ngase eshte shkruar ne nje reviste te se djathtes nen okielon Te jetosh ne nje vend i mbrojtur nga rojat. Eumlshte fjala per serbet qe jane kthyer apo per ata qe kane mbetur ne Kosove.
Fotografia ne krye te se ciles ndodhet titulli i ketij reportazhi Te burgosurit e paqes. Dicitura Nje murg i manastirit te Decanit ne jug te Pec-it Pejes me roja ushtaret italiane. Poshte kesaj pllakate ne dy faqe te revistes eshte shkruar Gjithmone e me te pakte me te varfer me te kercenuar ne kete gjendje jetojne serbet ne kete rajon te qeverisur nga OKB-ja. Ketu ndeshjet me shqiptaret skane te mbaruar. Tani pas Milloshevicit zoteron ankthi i spastrimit etnik. Autorja e sqaron vete Eumlshte nje spastrim i anasjelle. Gjene mire
Me kete fillim kuptohet edhe vazhdimi. U qahet halli tanime serbeve. Nje gje te tille e kishte bere ne valen e terrorit serb kryekomunisti italian Armando Kosuta vjeshte 1999 ne emisionin televiziv te majtizmit italian ne fuqi te drejtuar nga Mikele Santoro.
Nese qendrimi i Kosutes ne ate kohe kur behej kerdia ne shqiptaret ishte cinik nuk mund ta themi kete per artikullshkruesen Folda cilido eshte kunder keqtrajtimit te minoriteteve. Por artikulli megjithate meriton replike ne shume pikepamje.
Terminologjia. Se pari eshte bere zakon qe Kosova te shkruhet ne gjuhet e huaja me o prapa. Akademia serbe eshte treguar teper e zellshme ne kete drejtim. Dhe ia ka arritur te corientoje dynjane.
Ne enciklopedite duke u quajtur ende Kosova province serbe ne kuptimin zyrtar perdoret fjala me o ne fund.
Keshtu ne Mikrosoft Encarta Enzyklopaumldie Professional 2003 versioni gjerman shkruhet Kosovo. Megjithate per te mos iu rikthyer ketij botimi te rendesishem le te vijojme te paraqesim edhe hyrjen e shkurter historike qe vjen fill pas zerit Kosovo
Rreth viteve 1000 para Krishtit rajoni ishte i populluar nga Iliret te cilet aty nga vitet 700 p.Kr. u vune nen ndikimin grek pastaj romak. Ne vitin 395 pas Kr. me ndarjen e Perandorise romake hapesira e Jugosllavise se mevonshme u be pjese e Bizantit.
Ne shekullin V dhe VI ia behen ne Europen Jugore fiset sllave ne mes te cilave serbe kroate sllovene dhe bullgare dhe perthithen absorbuan popullaten autoktone.
Keta pak rreshta bejne fjale edhe per autoktonine e Kosoves pervec faktit te paraluftes se ne nje popull prej 2.200.000 banoresh 95 jane shqiptare dhe 5 jane serbe dhe rome. Ceshte e verteta keto shifra jane dhene nga Franceska Folda ne reportazhin e saj bashke me disa statistika te tjera ne nje rubrike me nje titull qe spara m pelqen Toka per te cilen grinden te dyja palet.
Sidoqofte duke iu rikthyer fjales Kosovo pas mbarimit te luftes mjaft publiciste dhe studiues te huaj dashamire te vendit tone duke mos dashur ta shohin problemin de jure ne te vertete e perdorin emrin me a ne fund sic e perdorin shqiptaret.
Duket se reporterja nuk ben pjese ne kete kategori.
Sepse ajo perdor edhe togfjaleshin kosovare serbe. A mos e ka te veshtire te kuptoje se fjala kosovar eshte sinonim i fjales shqiptar
Se treti autorja perdor edhe termin enklave serbe per disa vende te Kosoves ne te cilat numri i serbeve mund te numerohet me gishtat e dores. Kjo zgjon habi sepse edhe publiciste serbe fanatike te indoktrinuar nga akademite serbe nuk kane perdorur shprehje te tilla nga sa dime.
Ne nje foto eshte vene kjo diciture Mitrovica e veriut eshte e mbushur me postera qe himnizojne Milloshevicin dhe qe ftojne serbet te votojne per te verteten. Lexuesi yne mund te shohe edhe foton e satrapit te Ballkanit te cilit i eshte grisur afishja ne fytyre si edhe ato te tjerat qe ndodhen nen ate. Per kete nuk mund ta fajesojme autoren e shkrimit aq me teper se ai votimi per te verteten eshte vene nen thonjeza. Megjithate nuk do te cenohej reportazhi po te behej edhe ndonje koment per mendesine serbe ne saje te se ciles i burgosuri i Hages pavaresisht nga katastrofa zgjedhore arriti te rizgjidhet si deputet ne listen e PS-se serbe
E keqja qe i ben tjetrit shpesh te bie ne koke. Autorja paraqet ne menyre te njemendet ne reportazhin e saj mesimet e nxenesve serbe ne Kosove ne shkolla me fare pak nxenes ndonjehere edhe me nje te vetem. Eumlshte interesante fotoja me titullin Une mesoj vetem dhe me permbajtjen Mesuesi Milan Premovic me nxenesen e tij te vetme Miliana Jovic ne enklaven serbe te Oblicit. Sipas reportazhit para 99-s nxenesit sllavofone ishin 900 kurse sot jane 45. Eumlshte e vertete se me shume se gjysma e serbeve te Kosoves iken nga syte kembet me gjendjen e pavaresise de facto qe u krijua pas luftes. Prandaj serbet sot ne Kosove jane me pak se 5 .
Kur muhaxhiret kosovare erdhen nga perketej kufirit te debuar nga hordhite e Milloshevicit dhe te bandave te tij duke humbur nje pjese te familjes nga masakrat serbe zura miqesi me nje familje te pergjysmuar me shtepi te plackitur e te djegur e me fatkeqesi te tjera qe me mire mos ti permendim. Pyeta njerin prej anetareve te kesaj familjeje te mjere nje djalosh energjik qe do te rikthehej ne Kosove per te dhene ndihmesen e vet per clirimin e atdheut
-Si i kishit marredheniet me komshinjte serbe para luftes
-Nuk mund te them si ndermjet vedit por njefare soj. Ama kur erdhen forcat serbe me urat e zjarrit ne dore disa nga keta njerez u shfytyruan u shnderruan ne bisha. Keta na u futen shtepive per te na i boshatisur para se ushtaret tu vinin zjarrin. Ne i njohim nje per nje keqberesit. Te miret ata qe su trazuan ne keto pislleqe ishin fare pak. U bene trima edhe romet e slane gje pa na grabitur. Nuk ishin te pakte serbet komshinj qe u moren me spiunlleqe treguan ku i kishim fshehur familjet dhe u bene shkas per masakrat.
Me mbeti ne mend nga te gjitha keto fjale ajo ne i njohim nje per nje.
Ketu eshte thelbi i asaj qe ata sduan te rikthehen ndonese kryefamiljaret marrin si asistence nje shume eurosh qe i pergjigjet 120.000 l. Vjetra nga tonat nese kthehen. Kjo u eshte premtuar nga qeveria e sotme. Reportazhi i Franceskes permend edhe kete shume por nuk ben asnje koment per ngurrimin e serbeve per te ardhur serishmi ne Kosove.
Gazetarja e derguar ne Prishtine per keto shkrime do te kishte rastin me shume se koleget e saj qe te informohej edhe si i benin mesimet shqiptaret ne menyre te fshehte me fonde qe mblidheshin ne diaspore per arsimimin e bashkatdhetareve neper shtepi private qe zevendesonin shkollat.
Pra nuk eshte ne themel urrejtja per serbin i cili kishte shkaktuar fushata te njepasnjeshme shpernguljesh qe serbet te trashegonin truallin e tjeterkujt. Nga libri i Erik Laurentit Lufta e Kosoves Dosja Sekrete do te citoj vetem nje rresht Ne dhjete dite me kete ritem Milloshevici synonte ta boshatiste te gjithe Kosoven f. 81.
Pra arsyeja e mosardhjes se serbeve eshte e thjeshte Kriminelet njihen nje per nje per krimet qe kane bere
Shkrimi i Foldes eshte i njeanshem sepse u qan hallin serbeve pa u thelluar.
Na kujton pak a shume Armando Kosuten.
Vecse shqetesimi i gazetares nuk shprehet ne emisionet e Santoros por ne nje reviste te djathte
Sigurisht diversiteti i mendimeve eshte i pranueshem per liberalizmin e djathte. Por ai diversitet kur eshte i molepsur me naivitetin shfrytezohet me ustallek nga autokracia majtiste.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›