Hendeku qe po vihet re ne radhet e G-20-s
Kriza financiare boterore ka sherbyer si nje katalizator i shpejte dhe efikas per G20-n. Tri samitet e para te kryetareve te shtetit ne Washington Londer dhe Pittsburgh do te mbahen ne mend per avancimin e multilateralizmit dhe aksioneve te koordinuara globale. Mirepo G20-a mbetet pune e pakryer ndash per te cilen do te duhej shume pune per te pasur sukses sic ka deshmuar edhe samiti i kohemeparshem ne Toronto.
Samiti i G20-s ne Washington me 2008 ishte i pari ne te cilin kryetaret e shteteve anetare u takuan qe nga krijimi i grupit me 1997. G8-a nuk ishte me mekanizem i pershtatshem per qeverisjen globale ekonomike duke e pasur parasysh domosdoshmerine per stabilizimin e tregjeve financiare neper bote. Zerat e shteteve si Kina India dhe Brazili duhej te degjoheshin me qellim qe te arrihej nje pergjigje e koordinuar ndaj krizes.
Derisa kriza financiare po perkeqesohej samiti i Londres me 2009 perfundoi me arritjen e nje marreveshjeje per pako te paprecedent fiskale dhe monetare te mbeshtetur me nje rregullore me koherente dhe mbikeqyrese ne tere boten. Ne favor te G20-s shkoi samiti i Pittsburghut gjate te cilit ky grup u njoh si forumi kryesor per bashkepunimin nderkombetar ekonomik.
Kjo njohje i rriti pritjet per G20-n dhe ia siguroi prestigjin qe e meritoi ky grup paraqet te vetmin forum ne te cilin fuqite boterore dhe shtetet ne rritje ulen si te barabarta ne te njejten tavoline. Nje gje eshte e qarte dhe kjo krize vetem sa e ka perforcuar bindjen se ndervaresia e shteteve eshte e pashmangshme. Perballe sfidave te sotme boterore e vetmja pergjigje e mundshme duhet te jete globale. Nuk ka alternativa te tjera te mundshme. Mirepo lloji i marreveshjeve te arritura ne samitin e Torontos ne qershor i ka lene lideret politike me nje shije te hidhur.
Dy te cara te qarta kane dale ne pah si shkaqe te mospajtimeve. E para eshte mospajtimi transatlantik rreth asaj sesi te sigurohet me se miri kthimi drejt nje rritjeje solide. SHBA-ja favorizon vazhdimin e stimulimit ekonomik derisa Bashkimi Evropian preferon konsolidimin fiskal. Burim tjeter i mospajtimit eshte ai i tatimit mbi banka. SHBA-ja BE-ja dhe Japonia jane ne favor te nje ideje te tille derisa shtetet ne rritje ashtu si edhe Kanadaja e Australia jane kunder.
Derisa marreveshja eshte arritur 2013-a eshte percaktuar si vit per uljen e deficitit buxhetor deri ne gjysme 2016-a per stabilizimin e borxhit te shteteve konsensusi nuk po shkon ne drejtimin e duhur. Nuk eshte kjo ceshtje e stimulimit ne raport me deficitin. Qe te dyja jane te nevojshme. Madje edhe nese respektohet origjinaliteti i secilit kontekst ekziston hapesira per precizitet me te madh ne marreveshje. E njejta mund te thuhet per transparence llogaridhenie dhe rregullim te tatimeve bankare. E di shume mire se kjo nuk eshte detyre e lehte mirepo eshte tejet e rendesishme qe lideret boterore ndash e jo tregjet ndash ti udheheqin reformat.
Gjithashtu nje zakon qe eshte perseritur duhet te ndryshohet. Eumlshte e qarte se te mbash nje samit te G8-s para nje samiti te G20-s sic ka ndodhur ne muajin qershor ne Kanada thjesht sherben per te prolonguar riparimin e klubeve te ndara gje qe do te ishte e papershtatshme. Roli i G20-s duhet te rritet per nga rendesia duke marre hise te bruto prodhimit te brendshem te vendeve ne shperthim ndash i projektuar te arrije ne 60 per qind deri me 2030 ndash dhe te kete pergjegjesi per natyren e sfidave te shekullit te njezetenjete. Nese duam te shenojme progres ne kapercimin e problemeve te qeverisjes boterore duhet te punojme se bashku qe tia dalim mbane me kete krize ekonomike dhe ne ceshtje te tjera themelore sic eshte ndalimi i perhapjes se armeve berthamore.
Problemi eshte se pavaresisht prej nevojes se qarte per multilateralizem ka nje rrezik te nje rikthimi ne bilateralizem si pasoje e nje mungese te nje lidershipi boteror. Vemendja e presidentit amerikan Barack Obama eshte perqendruar ne ceshtje te rendesise se madhe si Lindja e Mesme strategjia evoluese ne Afganistan dhe beteja me ekonomine amerikane. E njejta gje mund te thuhet edhe per BE-ne ku vemendja ndash dhe aksioni ndash ne muajt e fundit jane fokusuar ne mbrojtjen e euros dhe ne zgjidhjen e problemeve ekonomike ne periferine e Bashkimit.
Ne te njejten kohe vendet ne shperthim po vazhdojne forcimin e bilateralizmit dhe po lidhen me vende te tjera. Mungesa e nje marreveshjeje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per rezoluten kunder Iranit nuk ndihmon as koordinimin dhe as bashkepunimin brenda G20-s. Samitet duhet te jene mire te pergatitura dhe te promovojne nje forum debati per ceshtjet me te medha te botes se sotme. Propozimet koherente dhe te definuara mire do te prodhonin rezultate qe do te ishin te pranueshme per te gjithe. Por sa eshte e rendesishme vendimmarrja po aq eshte edhe shpjegimi i tyre ne menyren me te mire. Nje samit i G20-s nuk eshte dicka qe ndodh cdo dite. Eumlshte nje ngjarje boterore. Vecanerisht ne nje kohe krize qe ka shkaktuar kaq shume vuajtje vendimet e tij duhet ti shpjegohen shume mire publikut dhe pa shume kakofoni. Njerezit jane te etur per kete dhe kjo mungoi ne Toronto. Bota vazhdon te mbetet ne nje faze delikate transitore dhe ende nuk eshte i qarte drejtimi qe do te marre G20-a. Sfida kryesore tani eshte vazhdimi i perdorimit te gjeometrise se 20-s per te ndertuar instrumentet e qeverisjes se botes. Edhe pse stuhia ekonomike tani eshte me pak turbulluese ende nuk eshte fashitur. Pra mbetet shume per te bere. Kur vendet po i rikthehen rritjes me shpejtesi te niveleve te ndryshme strategjia boterore duhet te mbetet nje prioritet.
Shkalla e ndervaresise mes vendeve po rritet dhe natyra boterore e problemeve tona eshte trasheguese. Brenda kornizes se multilateralizmit vendet duhet te bejne perpjekje ti zbusin dallimet e tyre dhe ti thellojne marredheniet duhet ta zaptojme inercine qe na con ne drejt mendimit te mocem ndash dhe aleancave te vjetra.
Autori ka qene Perfaqesues i Larte i Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe te Sigurise dhe ish-sekretar i pergjithshem i NATO-s. Ai eshte drejtues i Qendres per ekonomi boterore dhe gjeopolitike ESADE. Komenti eshte shkruar per rrjetin boteror te gazetarise Project Syndicate