E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi britanik: Në krye të BE-së njerëz anonimë!

THE GUARDIAN u bashkohet konstatimeve se në kreun e BE-së vijnë njerëz relativisht të panjohur. Kështu në nëntitullin e kryeartikullit thuhet se britanikja pak e njohur Lady Ashton merr postin e ministres së Jashtme, ndërkohë që kryeministri belg Harman Van Rumpoy në garën presidenciale mund ish-kryeministrin Toni Bler.

"Evropa pas mundimeve pesëvjeçare nuk mori vendim të kënaqshëm", vlerëson gazeta. Kështu, argumenton ajo, President i parë i BE-së do të jetë kryeministri belg i cili shkruan poezi haiku dhe për të cilin dihet pak jo vetëm në botë, por edhe në vendin e tij.

Përfaqësuese e lartë e politikës së jashtme do të jetë baronesha e zonjë laburiste, por e panjohur. Atyre askush nuk do t'ju shkojë pas në Bruksel e ku mbeti në Pekin,- thekson kjo e përditshme.

Në koment thuhet gjithashtu se mbrëmë kontinenti evropian shkoi një hap prapa dhe lëshoi rastin e rëndësishëm që të frenojë lëvizjen e ngadaltë drejt botës ku do të dominojnë dy pole - Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në artikullin me titull: "Postet kryesore për Belgjikën dhe Mbretërinë e Bashkuar" të së përditshmes tjetër londineze FINANCIAL TIMES, thuhet se liderët evropianë ua dhanë dy funksionet më të larta politikanëve relativisht të panjohur në skenën politike ndërkombëtare.

Kjo përzgjedhje shënoi kulmin e procesit të modernizimit që zgjati plotë një dekadë e që duhej të orientojë më me efikasitet ndikimin global të Evropës.

Me vendimin për zgjedhjen e Herman Van Rompuy kryetar i parë i Bashkimit Evropian dhe të Lady Ashtonit shefe të re të diplomacisë, janë tejkaluar dallimet brenda radhëve të BE-së, por mbetet e hapur çështja nëse janë zgjedhur në këto poste kandidatët më të mirë,- thuhet në artikull.

Gazeta citon diplomatë evropianë të kenë theksuar se emërimi i presidentit nga Belgjika dhe i shefes së diplomacisë nga Britania e Madhe shpreh nevojën për balancimin e ndikimit të anëtarëve të mëdhenj dhe atyre të vegjël, që funksionet të ndahen midis dy grupimeve më të fuqishme politike dhe të sigurohet që në njërin nga postet më të larta të vijë një femër.

Sidoqoftë, kjo e përditshme përfundon në komentin e saj se pas kësaj shumëkush do të konsiderojë se Evropa tregoi paaftësinë e vetë që t'i vë vulë politikës globale./bbc/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›