E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Monitorim transparent te fushates

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në një takim me drejtues të medias, kërkoi monitorim transparent të fushatës elektorale në Shqipëri që zyrtarisht nis ditën e premte.

"Kërkoj të jeni pjesë frenuese apo të parandaloni çdo lloj dramaciteti që nuk ka bazë dhe kthehet në kosto sociale dhe emocionale për vendin. U ndala në këtë pikë se gjatë fushatës, paraelektorale ka pasur sheshherë opinione të hedhura nga kënde të ndryshme, jo nga njerëzit e medias, për dyshim të procesit zgjedhor, rrezik të përplasjes shoqërore dhe sociale të aktorëve të ndryshëm ditën e zgjedhjeve apo para dhe pas”, tha kreu i shtetit. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi gjithashtu se roli i medias do të jetë parësor për imazhin e vendit duke kërkuar nga mediat që t`u kushtojnë vëmendje mënyrës së dhënies në informacionit. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Berisha: Të hënën miratojmë tre ligjet
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Topi: KQZ të plotësohet sa më parë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›