E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi The Indipendent, Ismail Kadare kandidat mes më të mirëve në botë

kadareShkrimtari i njohur Ismail Kadare është përfshirë në listën e auutorëve që janë në garë për marrjen e çmimit Foreign Fiction Prize 2013.

Gara e organizuar prej një prej gazetave më të famshme britanike, The Indipendent, ka shkurtuar listën e gjatë nga 16 shkrimtarë dhe 13 gjuhë, në 6 autorë dhe 4 gjuhë.

Mes tyre, shkrimtari shqiptar Kadare konkuron me romanin “Darka e Gabuar” e përkthyer në anglisht nga John Hodgson me titullin ” The Fall of the Stone City”.

The Indipendent Foreign Prize është i vetmi çmim britanik që jepet një herë në vit për letërsinë e huaj të botuar.

Nga kjo garë është skualifikuar nobelisti Orhan Pamuk me librin e tij “Silent House”. Shkrimtarja Elif Shafak dhe njëkohësisht nja nga pjesëmarrëset në jurinë e këtij viti tha se në garë janë “një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota”.

Fituesi i këtij çmimi do të përzgjidhet në Londër në 20 maj 2013 me një vlerë 10 mijë Euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›