Të huajt, në Shqipëri vetëm me leje pune, ja 18 llojet
TIRANE- Çdo qytetar i huaj, që do të ushtrojë veprim tari ekonomike në territorin e Republikës së Shqipërisë do të pajiset me leje pune. Qeveria ka miratuar këto ditë Ligjin Nr. 108 “Për të huajt”, i cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes së të huajve nga Republika e Shqipërisë. Dispozitat e tij përcaktojnë 18 lloje lejesh, të cilat nisin nga punësimi stinor, deri te lejet e punës për investitorë, të cilët gëzojnë të drejtën të përfitojnë leje të përhershme në rastet kur investojnë më shumë se 1 milion euro, ose punësojnë më shumë se dhjetë shqiptarë. “Punëtori i huaj paguan tarifën shtetërore para marrjes së vizës, lejes së punës, si dhe lejes së qëndrimit. Tarifa përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, përcakton një prej paragrafëve të ligjit.
18 lloje lejesh
Ndërsa ndahen në katër kategori kryesore, arrin në 18 numri total i lejeve përmes të cilave qytetarët e huaj do të mund të ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. Lejet e punës të tipit “A”, do të jepen për veprimtari ekonomike si punëmarrës. Lejet e tipit “B” do të jepen për veprimtari të pavarur ekonomike. lejet e punës të tipit “C” janë parashikuar për raste të veçanta, ndërsa ato të tipit “D” do të jepen për të huajt që pajisen me leje pune të përhershme. Lejet e tipit “A” do përfshijnë punëmarrësit për punë stinore, për studentët, për punësim ndërkufitar, për formim profesional apo për personat që ofrojnë shërbime vullnetare. Leje e të tipit “B” parashikohen për veprimtari të pavarur ekonomike, për të vetëpunësuarit e për investitorët ndërsa ato të tipit “D” janë lejet e përhershme të punës. I huaji pajiset me leje pune të përhershme të tipit “D”, pasi të ketë marrë lejen e dytë me afat dyvjeçar dhe kur plotëson kushtet e mëposhtme: ka qëndruar dhe është punësuar, ligjërisht dhe pa ndërprerje, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për 5 vjet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjet dy apo shumëpalëshe, ku Republika e Shqipërisë është palë; ka të ardhura vetjake të qëndrueshme dhe të mjaftueshme, për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, të paktën deri në shumën e pagës minimale vjetore të shtetasit shqiptar, sipas legjislacionit në fuqi.
Lejet për investitorët
Ligji përcakton që investitorit të huaj, për veprimtari të pavarur ekonomike, i jepet leja e punës e tipit “B/l”, me një afat kohor trevjeçar, kur bën një investim, të paktën në vlerën 200 mijë euro dhe kur raporti i të punësuarve në aktivitetin ekonomik të jetë për çdo të huaj, pesë shtetas shqiptarë dhe ky raport të ruhet edhe në bordin drejtues dhe organet e tjera drejtuese apo kontrolluese. 2. Në rast të një investimi në vlerën mbi 1 milion euro dhe të punësimit mbi 10 shtetas shqiptarë, investitori i huaj, si dhe personeli kyç pajisen me leje pune të përhershme. Të huajit i jepet gjithashtu edhe leje pune për shërbime kontraktuese, kur ai kryen një veprimtari apo ofron një shërbim bazuar në një kontratë, të nënshkruar me përftuesin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)