E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregdeti i ndotur i Durresit ne rrezik sezoni turistik

Në plazhin e Durrësit, ende nuk ka nisur puna për pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet urbane, por edhe leshterikët e dimrit të cilët kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha të ranishtes.

Panorama jo e zakontë për stinën në të cilën ndodhemi, shtrihet përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit e deri në sektorin Iliria, duke të ofruar ndotje masive.

Sinjalin për të menduar për sezonin e ri turistik 2011, e kanë dhënë frekuentuesit e parë, të cilët me ngrohjen e motit, kanë zgjuar ndjesinë e nisjes së frekuentimit të bregdetit, shëtitjeve, aktiviteteve të ndryshme dhe pse jo edhe futjes në det, duke i dhënë një tjetër gjallëri.

Përballë një mjedisi të pushtuar nga mbeturinat, pushues jo vetëm vendas, por të ardhur edhe nga trevat shqipfolëse si Kosova, apelojnë për më shumë pastërti.

Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe atë elitar, ndaj ndotja e lartë e zonës urbane dhe plazhit, vë në rrezik sezonin turistik, ndaj pushteti vendor duhet ta fokusojë një pjesë të mirë të veprimtarisë së tij gjatë kësaj periudhe në funksion të ndryshimit të kësaj gjendjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›