E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me Nanon s'kemi negociuar per ta afruar ne LSI, eshte deputet i PS

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka mohuar ne menyre kategorike te kete zhvilluar negociata me ish-kryetarin socialist, Fatos Nano per ta perfshire ne listat e kandidateve per deputete te partise se tij. Ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv Klan, kreu i LSI nuk ka ngurruar te shprehet qarte se Nano eshte nje deputet i PS dhe vijon te jete ne kete parti. Ne te njejten kohe, ai ka shpjeguar edhe arsyen se perse humbi e majta ne vitin 2005, duke ia hedhur teresisht fajin lidershipit te atehershem socialist, te cilet nepermjet "megadushkut" kerkuan te demtonin LSI, dhe ku arriten t'i mohonin mbi 10 deputete, te cilet kaluan tek parti fantazme. Por nga ana tjeter, Meta nuk i eshte shmangur interesimit te gazetareve ne lidhje me nje koalicion te mundshem paszgjedhor me socialistet e Rames. Ai, duke u shprehur se do te jete vota e qytetareve shqiptare ajo qe do te percaktoje dhe qeverisjen e vendit, ka precizuar dhe arsyet se perse duhet te votojne LSI dhe jo PS-ne e Rames. Ajo qe per te eshte shume themelore, eshte se nuk ka turp ta pranoje se eshte ne krye te nje partie te majte, gje qe sipas tij, kryetari i PS nuk e ka bere deri me tani. Madje sipas tij ka turp qe ta permende. Nderkohe Meta shprehet se ne ndryshim nga Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim ka nje program te qarte per punesimin e njerezve, duke premtuar se do te hape 100 mije vende te reja pune ne kater vitet e mandatit qeverises. Duke percaktuar si prioritet elemente te tjere te programit elektoral, Meta eshte shprehur se eshte me konkret se sa lidershipi i PS. Por nga ana tjeter nuk kane munguar dhe shigjetimet ne drejtim te liderit socialist ne lidhje me ndryshimet kushtetuese, te cilat sipas tij, e kane vendosur dhe te majten, por dhe vendin ne veshtiresi serioze.

Koalicioni

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim eshte shprehur se pavaresisht sondazheve qe per te jane te parendesishme, ai eshte me se i vendosur per te realizuar fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe per te qeverisur se bashku me te majten e Rames.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›