I tregon bashkeshortit se eshte burre, pas tri vitesh martese
Nje nuse mashtruese kineze, ka ndare shtratin me bashkeshortin pergjate tri viteve martese, por burri vetem pak dite me pare ka mesuar se gruaja ishte ne fakt nje mashkull tranvestit. Sic raportoi dje gazeta prestigjioze londineze, "The Sun", cudia qendron ne faktin se bashkeshorti, e ka degjuar te verteten vetem ne gjykaten e qytetit Zechuan ne Japoni. Bashkeshorti lehtesisht i mashtrueshem Fu Shitou, banues ne qytetin Zechuan, eshte martuar me transvestit 44-vjecar Wei Jinhua, tre vite me pare, fill pasi ishte miqesuar me kunaten e tij. Pas nje zenke me bashkeshortin, Wei ka ikur nga shtepia. Bashkeshorti njoftoi policine lokale, blute e se ciles ndaluan tranvestitin me qellim qe ta kontrollonin. Fu eshte shokuar kur ka degjuar te verteten ne gjykate, ndersa ne prani te tij kryetari i trupi gjykues, cilesoi gruan e tij si nje burre, sikurse ishte ne te vertete. "Nuk mund ta besoj se nuk e kam ditur", tha i shokuar i shkreti Fu Shitoi, i cili i pyetur sesi nuk kishte arritur ta kuptonte nese personi me te cilin kishte ndare shtratin per kaq kohe, ishte burre apo grua, tha se "asnjehere nuk kishin bere seks me njeri-tjetrin, keshtu qe nuk kam mundur nga ta di. Vetem kam dashur qe te perkujdeset per mua", shtoi bashkeshorti. Gjykatesi e ka liruar Wein dhe ka thene se policia, eshte dashur ta qethi si mashkull, por jo edhe ta arrestoje. Nuk dihet ende nese tranvestiti i ishte nenshtruar operacioneve te nderlikuara me qellim qe te ndryshonte gjinine e tij, apo jo.