E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe kandidatet per Prishtinen

Lexojeni kete liste...

Bexhet Pacolli, Isa Mustafa, Remzi Ejupi, Muhamet Mustafa, Akan Ismaili, Memli Krasniqi, Luan Shllaku, Rexhep Osmani...

Te gjithe keta emra, jane nje nga deshmite me interesante te tavolinave te Prishtines.

Kjo liste te ndihmon shumecka ne perditshmerine e Prishtines. Te ndihmon edhe per faktin se per here te pare po testohen njerez per kandidaturat e Prishtines. Nuk nenkupton kjo pashmangshmerine e ndryshimeve, por nenkupton nje konkurrence te forte te emrave per te treguar fuqine e emrit gjate muajit tetor. Nga te gjithe emrat e permendur, duhet vecuar listen e atyre qe biznesin e kane pasur prioritet. Kurse, kane mbetur shume pak te perfolur ata te cilet kane jetuar ne periudhat e trazuara. Ndoshta, kjo eshte deshmia e pare se po ndodh permbysja e madhe e se kaluares dhe kendellja per nje gare te fuqishme per Prishtinen. Kjo po ndodh ne nje kohe qe po deshmon permbysjen e nje bote tjeter qe do te marre me vete teposhte shume nga e kaluara, dhe te gjithe ata qe dikur na ishin ne majen e hierarkise se shoqerise dhe partive politike.

Kjo nuk do te jete vetem paraqitje e emrave te pervetshem. Kjo nenkupton se ideja politike se bashku me partine nuk do te jete e dominuar rastesisht nga nje kuvendim kryesie. Do te jete kerkese per te gjetur emra konkrete, te fuqishem, te dashur dhe te respektuar per qytetin. Me siguri, qytetari i Prishtines eshte vetedijesuar per te votuar njeriun e duhur dhe se fundi te gjeje veten tek ai. E dime tashme se nuk na duhen njeri me parti te madhe e me dije modeste. Na duhen kushtet e permbysjes se vertete te atyre qe konkurrojne, pa ditur se cka duan dhe cka eshte Prishtina.

Permenda ne fillim nje liste per Prishtinen. Me qellim nuk thashe se kush per ke do te konkurroje. Kandidat i ciles parti do te jete. Vendosa emra te perfolur qe do te jene kandidate per njeriun e pare te Prishtines. Jane te ndare ne tri grupe. Ata qe jeten e kane te lidhur me biznesin dhe ata qe e kane me konjukturen partiake. Kurse te tretet, i kane takuar per nje kohe te gjate shoqerise civile ne Kosove. Pas vitit 1999, ka pasur nje coroditje totale te udheheqjes se Prishtines. Thuhej qe zgjedhje dhe zgjidhje te kandidateve te vertete, sidomos pas vrasjes se Rexhep Lucit, ka qene e pamundur.

Jemi ne nje moment kur duhet te tejkalojme zgjedhjet kur ka dominuar papjekuria shpirterore, shoqerore, politike dhe ekonomike e qytetareve te Prishtines.

Prandaj, nuk kemi arritur te zhvillohemi shendetshem, sepse jemi bazuar ne koncepte te pathemelta. Po, a mund te vendose nje themel per Prishtinen nese ne gare hyne te gjithe emrat e permendur? Kushdo qe garon ne kete liste, do te jete Prishtina ajo qe do te fitoje, sepse do te jete nje gare qe fitues duhet te dale njeriu qe e ben jeten me te lehte per ne te gjithe. Nga kjo qe po shihet, duhet te bjere nje perde e hekurt ne mes te tashmes, te kaluares dhe te ardhmes. Duhet te perfundoje periudha kur Prishtina u zbulua me tere shemtine e saj dhe me tere percmimin qe i eshte bere kaq gjate qytetit. Analiza e personaliteteve te perfolur do te behet ne nje moment tjeter. Atehere kur do te vendoset kandidatura e tyre. Per momentin, le te thone ata vete per te verteten e kandidimit. Une nuk di po i perligj apo jo keto shpresa. Por, e di qe na duhet njeriu qe e ndryshon Prishtinen. Le te thone qytetaret se cka mendojne per kete liste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›