Duro, me shiritin e kapitenit
Kombetarja e drejtuar nga Artan Bushati do te mesoje sot edhe emrin e kapitenit qe do te udheheqe ekipin, ne fushe, ndaj Milanit. Ne mungese te Lales, Canes dhe Skeles, qe kane mbajtur secili me pare shiritin e kapitenit, pritet qe Klodian Duros t'i besohet ne ndeshjen e sotme roli i liderit, ne fushe. Klodian Duro, i cili aktivizohet ne Qipro me Omonia Nikosian, do te jete ne nder lojtaret e pakte titullare te kombetares sone, ne kete ndeshje miqesore. Pervec Duros dhe Salihit, ne Tirane kane mberritur, si pjese perberese e kontingjentit te lojtareve titullare, edhe Vangjeli, e Bulku. Dorian Bylykbashi, nje nder lojtaret me te mire te kampionatit tone, qe aktivizohet aktualisht ne Ukraine, do te jete titullar me ekipin tone kombetar, ne sfiden e sotme.