E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Rubi Berluskoni nuk paraqitet ne gjyq

Gjyqi ndaj Berluskonit mbi akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një minorene, është shtyre deri me 31 Maj të këtij viti. Sapo ka filluar seanca e së mërkurës, gjyqtari në Milano ka shtyrë procesin vetëm pak minuta pas fillimit të tij.

As Berluskoni dhe as vajza e njohur si Ruby nuk janë paraqitur në gjykate. Pritet që në gjykatë të thërriten 40 femra si dëshmitare kundër Berluskonit, ndërkohe 20.000 janë faqet e dokumenteve të provave që do të përdoren kundër kryeministrit Italian.

Prokurorët pretendojnë se Berluskoni ka paguar për raporte intime Rubin, të paktën 13 herë përpara se ajo të mbushte 18 vjeç.
Ndërkaq në listën e 78 dëshmitarëve të emëruar nga Berluskoni përfshihet edhe ylli i Hollivudit George Clooney dhe e dashura e tij yll i TV Italiane Elisabetta Canalis. Çifti i njohur ka qenë prezent në festat e organizuara nga Berluskoni.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›