E Diel, 1 Nëntor 2026

PD akuzon Ina Ramen Arrestimi i kater gardisteve urdher i PS-se

Partia Demokratike vazhdon akuzat e ashpra ndaj Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi ne nje deklarate per shtyp eshte shprehur se kryeprokurorja vepron sipas diktimeve te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Arrestimin e kater gardisteve Patozi e cilesoi si nje vendim te urdheruar nga PS dhe te zbatuar nga kryeprokurorja.

Me duhet te shpreh shqetesimin dhe indinjaten e thelle edhe per vendimin e saj te fundit per arrestimin e kater gardisteve te tjere pa asnje hetim dhe prova qe te mbeshtese dyshimin. Ne mendojme qe ky vendim arbitrar eshte i ngjashem me kerkesen e arrestimet te gjithe zinxhirit komandues te gardes vetem pak ore qe kete gje e kishte kerkuar Edi Rama mengjesin e 22 janarit- ka theksuar Patoz.

Ai gjithashtu akuzoi znj. Ina Rama se po shkel procedurat hetimore pasi pasipas Patozit po publikon te dhena mbi hetimet.
Kryeprokurorja e Republikes Ina Rama i lejoje vetes te sulmoi institucionet me te rendesishme dhe me perfaqesuese te vendit duke i shtuar nje kapitull te ri rolit te saj ne trajtimin e grushtit te deshtuar te shtetit. Permes nje deklarate te pacipe zonja qe drejton akuzen ne Shqiperi u mundua ta drejtoi gishtin mbi institucionet qe rezistuan dhe bene qe te deshtoi dhuna dhe barbaria e 21 janarit e cila synonte permbysjen e kesaj maxhorance. Ne mendojme se me gjestin e djeshem prokurorja e pergjithshme deshmoi se kerkon te mbuloje ate qe tashme eshte evidente per te gjithe shqiptaret implikimin e saj te qarte politik dhe amoralitetin e theksuar profesional i cili po deshmohet cdo dite e me shume qe pas ngjarjeve te 21 janarit. Sepse prokurorja e pergjithshme qe ka kurajo te sulmoi parlamentin eshte ne fakt pergjegjesja e vetme per nxjerrjen e perditshme per cdo element per hetimin e grushtit te shtetit te cilin ajo dhe te tjere e konsiderojne si thjeshte ngjarjen e bulevardit- tha Patozi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›