E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Anglia i denuari per vrasje

Nje 42-vjecar i denuar per vrasje eshte ekstraduar sot nga Anglia. Policia e Shtetit beri te ditur se Fadil Hoxha 42 vjec lindur ne Zalldardhe te Dibres eshte ekstraduar sot ne Shqiperi permes aeroportit Nene Tereza pas nje bashkepunimi te suksesshem mes Interpol Tiranes dhe homologes se saj angleze.

Ky shtetas ishte denuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Tiranes ne vitin 1994 per veprat penale vrasje me dashje ndaj dy personave njera prej tyre e mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje.

Hoxha kishte vrare vitin 1992 shtetasin Hysen Luca. Ai ishte arratisur nga burgu gjate trazirave te 97-s dhe eshte arrestuar para nje viti per tu ekstraduar sot ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›