E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajtyresa: PS mbështet hetimet e prokurorisë

Partia Socialiste mbështet hetimet e prokurorisë për ngjarjen e 21 janarit.

Në një konferencë për shtyp Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa i cilësoi deklaratat e kryetarit të grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi si sulme të maxhorancës ndaj prokurorisë.

Sipas Ajtyresës, populli dhe Partia Socialiste e mbështesin prokurorinë duke shtuar se maxhoranca dhe Partia Demokratike po e sulmojnë politikisht prokurorinë duke cënuar pavarësinë e saj.
 

Sipas Anëtares së Asamblesë Kombëtare të PS-së, kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë më 18 shkurt.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›