Meta-Moratinos: Bashkepunimi dypalesh, progres
Nderkohe gjate takimit midis ministrit te Jashtem, Ilir Meta dhe homologut te tij spanjoll, Miguel Angel Moratinos, u vleresuan marredheniet mes dy vendeve, si shume te mira, ne rritje te vazhdueshme dhe ne nje perspektive te qarte te forcimit te metejshem, ne te gjitha fushat me interes reciprok. Bashkebiseduesit shprehen vullnetin e Qeverive te te dy vendeve per te thelluar me tej dialogun politik si ne planin bilateral ashtu dhe ne ate te organizatave dhe nismave nderkombetare. Ne kete takim, ministri i Jashtem i Shqiperise, shprehu angazhimin e Shqiperise per te luajtur nje rol ne rritje ne kuader te Unionit per Mesdheun. Ai e cilesoi kete forum shume te rendesishem, jo vetem per kete rajon por edhe per vete Bashkimin Evropian. Ne kete kuader, Meta shprehu angazhimin per te mirepritur se afermi nje nga Ministerialet e kesaj nisme ne Shqiperi. Me tej, kreu i diplomacise shqiptare vleresoi rolin e vecante te Spanjes per dialogun nderkulturor, ne kuader te Aleances se Qyteterimeve dhe e garantoi homologun spanjoll per angazhimin ne rritje te Shqiperise si nje vend i cili permbush standarde te larta si ne dialogun kulturor ashtu dhe ne ate nderfetar. Ne kuader te plotesimit te detyrimeve per marrjen e statusit te vendit kandidat dy personalitet ndane mendimin se kriteri politik eshte shume i rendesishem ne kete proces dhe se kapercimi i situates politike ne Shqiperi duhet te vije vetem nepermjet dialogut politik dhe kontributit te perbashket mazhorance-opozite per forcimin e institucioneve demokratike. Duke u ndalur ne bashkepunimin dypalesh, Meta dhe Moratinos, vleresuan progresin e kryer, nenvizuan bashkepunimin shume te mire politik mes tyre dhe u angazhuan per thellimin e tij edhe ne fusha te tjera te interesit reciprok, vecanerisht ne ate ekonomike, energjetike, shkembimeve tregtare dhe kulturore. Ata shprehen bindjen se stadi i ri i marredhenieve dypaleshe kerkon nje nivel te ri shkembimesh te vizitave ne nivelet me te larta.