E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza,SHBA:Koha për marrëveshje është sot

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një deklaratë për shtyp duke iu referuar takimit në Strasburg mes komisionerit për zgjerim Fule me dy liderët shqiptarë i bën apel këtyre të fundit të gjejnë një kompromis pasi sot është koha për një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend.

"Koha për marrëveshje është sot. Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t'i kthehet përqëndrimit tek axhenda e saj euro-atlantike" thuhet në deklaratën për shtyp.

Më tej në deklaratë ambasada amerikane në Tiranë thekson se nxit të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjithashtu ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›